JETA E PËRDITSHME NË IZRAELIN E LASHTË
SI ISHTE jeta e përditshme në kohët biblike? Si i kishin shtëpitë njerëzit e thjeshtë? Çfarë punësh bënin? Ç’zakone ndiqnin? Njëfarë njohurie për këto gjëra të ndihmon t’i përfytyrosh tregimet biblike. Nganjëherë, këto informacione që përbëjnë sfondin historik janë edhe çelësi për të kuptuar domethënien e shkrimeve.
[Figura në botimin e shtypur]
Shumica e shtëpive, si kjo në Jerusalem, kishin tarraca ku njerëzit kalonin kohën e lirë, shëtitnin në freskun e mbrëmjes ose edhe flinin (Lu 17:31)
[Figura në botimin e shtypur]
Llamba balte të lashta me vaj (Mt 25:1-4)
[Figura në botimin e shtypur]
Furrë shtëpiake tipike që përdornin izraelitët (Le 26:26)
[Figura në botimin e shtypur]
Hebrenjtë, si burrat, edhe gratë, shpesh i mbanin ngarkesat në sup (Zn 24:15; Nu 7:9)
[Figura në botimin e shtypur]
Enët kishin lloj-lloj madhësish e formash, zakonisht ishin prej balte, ndonjëherë prej guri (1Mb 17:12)
[Figura në botimin e shtypur]
Shirja, që nganjëherë e bënin me thundra kafshët, ndante kokrrat e drithit nga byku (1Ti 5:18)
[Figura në botimin e shtypur]
Për ta pastruar drithin, e hidhnin në ajër, që era të merrte me vete bykun (Jr 51:2)
[Figura në botimin e shtypur]
Gur mulliri që duhet të jetë përdorur për të shtypur ullinj, që të nxirrej vaji (Nu 18:27)
[Figura në botimin e shtypur]
Mokër për të bluar drithin (Mt 24:41)
[Figura në botimin e shtypur]
Kullotja e deleve ishte punë e zakonshme në kohët biblike (Lu 15:4)
[Figura në botimin e shtypur]
Shpesh gomarët përdoreshin si kafshë barre (1Kr 12:40)
[Figura në botimin e shtypur]
Në Izrael ishte, dhe është ende e zakonshme, që uji të nxirrej nga puset (Zn 29:10)