MËSIMI 21
Si po predikohet lajmi i mirë?
Së shpejti, Jehovai do t’i zhdukë të gjitha problemet tona me anë të Mbretërisë së tij. Ky lajm është kaq i bukur, sa s’e mbajmë dot për vete. Edhe Jezui i urdhëroi dishepujt t’ua shpallnin këtë lajm të gjithëve. (Mateu 28:19, 20) Si i janë bindur këtij urdhri Dëshmitarët e Jehovait?
1. Si po plotësohet sot Mateu 24:14?
Jezui paratha: «Ky lajm i mirë për Mbretërinë do të predikohet në gjithë tokën e banuar.» (Mateu 24:14) Si Dëshmitarë të Jehovait marrim pjesë me gjithë zemër në këtë vepër të rëndësishme. Këtë lajm të mirë po e predikojmë në çdo cep të tokës, në më shumë se 1.000 gjuhë. Kjo punë kolosale kërkon goxha përpjekje dhe organizim. Pa ndihmën e Jehovait, do të ishte diçka e pamundur!
2. Çfarë përpjekjesh bëjmë për t’u predikuar njerëzve?
Ne flasim me njerëzit kudo që mund t’i gjejmë. Ashtu si të krishterët e shekullit të parë, predikojmë «shtëpi më shtëpi». (Veprat 5:42) Falë kësaj metode, flasim me miliona njerëz çdo vit. Por, meqë nuk i gjejmë dot njerëzit gjithmonë në shtëpi, predikojmë edhe në vende publike. Tregohemi syçelë ndaj çdo rasti për t’u folur të tjerëve për Jehovain dhe për qëllimet e tij.
3. Cilët e kanë përgjegjësinë për të predikuar lajmin e mirë?
Të gjithë të krishterët e vërtetë duhet t’ua shpallin lajmin e mirë të tjerëve. Dhe për ne, kjo është një përgjegjësi serioze! Brenda rrethanave tona bëjmë çmos të marrim pjesë në këtë vepër, ngaqë e kuptojmë se janë në lojë jetë njerëzish. (Lexo 1 Timoteut 4:16.) Ne nuk paguhemi për këtë, sepse Bibla thotë: «Falas morët, falas jepni.» (Mateu 10:7, 8) Edhe pse mesazhin tonë nuk e pranojnë të gjithë, nuk heqim dorë, sepse predikimi është pjesë e adhurimit tonë dhe e bën Jehovain të lumtur.
SHQYRTO MË TEJ
Mëso më shumë çfarë përpjekjesh bëjmë si Dëshmitarë të Jehovait për të predikuar në çdo cep të tokës dhe si na ndihmon Jehovai për këtë.
4. Bëjmë çmos të flasim me këdo
Dëshmitarët e Jehovait përpiqen me mish e me shpirt për t’ua dhënë lajmin e mirë njerëzve kudo. Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjen vijuese.
Çfarë të bën përshtypje kur sheh përpjekjet që bëjnë Dëshmitarët e Jehovait për të predikuar?
Lexoni Mateun 22:39 dhe Romakëve 10:13-15 e më pas diskutoni për këto pyetje:
Pse pjesëmarrja jonë në shërbim tregon se i duam të tjerët?
Si ndihet Jehovai kur sheh ata që predikojnë lajmin e mirë?—Shih vargun 15.
5. Ne jemi bashkëpunëtorë të Perëndisë
Shumë raste tregojnë se vepra jonë drejtohet nga Jehovai. Për shembull, në Zelandën e Re, një vëlla me emrin Pol po predikonte një pasdite nga shtëpia në shtëpi dhe takoi një grua. Pikërisht atë mëngjes, kjo grua i ishte lutur Perëndisë duke përdorur emrin Jehova dhe i kishte kërkuar që dikush t’i shkonte në shtëpi. Poli tha: «Tri orë më vonë, unë isha te dera e saj.»
Lexoni 1 Korintasve 3:9 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:
Si tregojnë raste të tilla, si ai në Zelandën e Re, se veprën e predikimit po e drejton Jehovai?
Lexoni Veprat 1:8 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:
Pse kemi nevojë për ndihmën e Jehovait që ta përmbushim këtë caktim?
A e di se . . .
Në çdo mbledhje mesjave stërvitemi që të predikojmë. Nëse ke qenë në ndonjërën prej tyre, çfarë mendon për mënyrën si stërvitemi?
6. I bindemi urdhrit të Perëndisë për të predikuar
Në shekullin e parë, disa kundërshtarë u përpoqën t’i ndalonin dishepujt e Jezuit që të mos predikonin. Të krishterët e hershëm e mbrojtën të drejtën e tyre për të predikuar ‘duke e themeluar ligjërisht lajmin e mirë’. (Filipianëve 1:7) Edhe sot, Dëshmitarët e Jehovait bëjnë të njëjtën gjë.a
Lexoni Veprat 5:27-42 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:
Pse nuk heqim dorë nga predikimi?—Shih vargjet 29, 38 dhe 39.
DIKUSH MUND TË PYESË: «Pse Dëshmitarët e Jehovait shkojnë derë më derë?»
Si do t’i përgjigjeshe?
PËRMBLEDHJE
Jezui i urdhëroi dishepujt të predikonin lajmin e mirë në çdo komb. Jehovai po e ndihmon popullin e tij që ta bëjë këtë vepër.
Si do të përgjigjeshe?
Si po predikohet lajmi i mirë në çdo cep të tokës?
Pse pjesëmarrja jonë në shërbim tregon se i duam të tjerët?
A mendon që mund të gjesh kënaqësi duke marrë pjesë në këtë vepër? Pse?
EKSPLORO
Shiko çfarë bëjnë Dëshmitarët e Jehovait për t’u predikuar njerëzve në qytetet e mëdha.
Çfarë kanë bërë Dëshmitarët e Jehovait për t’i ndihmuar refugjatët?
Shuajnë etjen e refugjatëve për të mësuar për Perëndinë (5:59)
Dëgjo si shprehet dikush që ka gjetur kënaqësi në shërbimin në kohë të plotë.
Mëso për disa vendime gjyqësore historike që kanë çuar përpara predikimin e lajmit të mirë.
«Predikuesit e Mbretërisë paraqesin çështjen në gjyq» (Mbretëria e Perëndisë qeveris!, kapitulli 13)
a Ai që ka dhënë autorizimin për këtë vepër është vetë Perëndia. Prandaj, Dëshmitarët e Jehovait nuk kanë nevojë t’u marrin leje autoriteteve në tokë për të predikuar lajmin e mirë.