-
NikolauGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
Një nga shtatë burrat e kualifikuar që, pas festës së Ditës së Pesëdhjetë të vitit 33 të e.s., kongregacioni ua rekomandoi apostujve që t’i emëronin për të shpërndarë ushqimin në mënyrë të drejtë e të barabartë në kongregacionin e hershëm të Jerusalemit. Nga të shtatë, vetëm Nikolau quhet «një prozelit nga Antiokia» dhe kjo tregon se nga të gjithë vetëm ai mund të ketë qenë jojude, pasi emrat grekë të të tjerëve ishin të zakonshëm edhe mes judenjve.—Ve 6:1-6.
-
-
FilipiGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
2. Ungjillëzues dhe misionar i shekullit të parë. Bashkë me Stefanin, Filipi ishte një ndër shtatë ‘burrat për të cilët flitej mirë, . . . plot frymë dhe mençuri’, të zgjedhur për t’u shpërndarë në mënyrë të barabartë racionin ditor të ushqimit vejushave të krishtere në Jerusalem që flisnin greqisht dhe hebraisht. (Ve 6:1-6) Aktiviteti i Filipit (si dhe ai i Stefanit) pas këtij shërbimi të veçantë dëshmon për cilësitë e shkëlqyera frymore të atyre që kryenin këtë detyrë administrative, pasi Filipi kreu një vepër të ngjashme me atë që kreu më vonë apostulli Pavël, megjithëse në një shkallë më të kufizuar.
-