-
IsakuGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
Jehovai i tha Abrahamit që, si banorë të ardhur, pasardhësit e tij do të mundoheshin për 400 vjet, mundim që mori fund kur Izraeli u çlirua nga Egjipti në vitin 1513 p.e.s. (Zn 15:13; Ve 7:6) Ai mundim filloi 400 vjet më herët, domethënë në vitin 1913 p.e.s. Për pasojë, kjo e përcakton vitin 1913, si viti kur Isakut iu hoq gjiri, pasi të dyja ngjarjet, heqja e gjirit dhe keqtrajtimi nga Ismaeli, përmenden bashkë në të njëjtën ndodhi. Kjo do të thotë se Isaku ishte rreth pesë vjeç kur iu hoq gjiri, përderisa kishte lindur në vitin 1918 p.e.s. Vlen të përmendet se lindja e tij shënoi edhe fillimin e periudhës 450-vjeçare që përmendet te Veprat 13:17-20, e cila përfundoi rreth vitit 1467 p.e.s., kur mbaroi fushata e Josiut në Kanaan dhe toka u nda mes fiseve.
-
-
IsmaeliGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
Një vit më vonë lindi Isaku. Në atë kohë, Ismaeli ishte 14 vjeç. (Zn 16:16; 21:5) Pesë vjet më vonë, në vitin 1913 p.e.s., ditën kur Isakut iu hoq gjiri, Sara e kapi Ismaelin ‘duke u tallur’ me gjysmëvëllanë e tij më të vogël. (Zn 21:8, 9) Kjo nuk ishte një lojë e padjallëzuar fëmijësh nga ana e Ismaelit. Përkundrazi, siç tregohet nga vargu vijues, ndoshta Ismaeli e ngacmonte Isakun ngaqë ishte trashëgimtari. Apostulli Pavël tha se këto ngjarje ishin «një dramë simbolike», dhe tregoi se keqtrajtimi i Isakut nga Ismaeli (gjysmëegjiptian), ishte përndjekje. Pra, ky ishte fillimi i 400 viteve të mundimit të parathënë për Izraelin. Kjo periudhë përfundoi në vitin 1513 p.e.s. kur kombi u çlirua nga zgjedha e Egjiptit.—Ga 4:22-31; Zn 15:13; Ve 7:6; shih ISAKU.
-