MËSIMI 6
Si na sjell dobi shoqërimi me bashkëbesimtarët?
Dëshmitarët e Jehovait i ndjekin rregullisht mbledhjet e krishtere, edhe nëse u duhet të ecin nëpër një xhungël të dendur a të dalin në mot të ashpër. Pse bëjmë përpjekje të tilla për t’u shoqëruar me bashkëbesimtarët, pavarësisht nga vështirësitë e jetës ose lodhja pas një dite pune?
Na ndihmon të përballojmë vështirësitë e jetës. Kur foli për ata me të cilët shoqërohemi në kongregacion, Pavli shkroi: «Le të interesohemi për njëri-tjetrin.» (Hebrenjve 10:24) Kjo shprehje do të thotë «të mendojmë me kujdes», domethënë, të arrijmë ta njohim njëri-tjetrin. Pra, fjalët e apostullit na nxitin të merakosemi për të tjerët. Kur i njohim pjesëtarët e kongregacionit, zbulojmë se disa prej tyre kanë kapërcyer me sukses vështirësi të ngjashme me tonat dhe se mund të na ndihmojnë që edhe ne t’ia dalim mbanë.
Na ndihmon të lidhim miqësi të forta. Kur vijmë në mbledhje, nuk jemi thjesht me të njohur, por me miq të ngushtë. Në raste të tjera kalojmë kohë bashkë në zbavitje të shëndetshme. Ç’ndikim dobiprurës ka ky shoqërim? Mësojmë ta çmojmë më tepër njëri-tjetrin dhe kjo forcon marrëdhëniet e dashura mes nesh. Pastaj, kur ata hasin probleme, i ndihmojmë me gatishmëri sepse kemi lidhur miqësi të forta me ta. (Proverbat 17:17) Duke u shoqëruar me të gjithë pjesëtarët e kongregacionit, tregojmë se kemi ‘të njëjtin kujdes për njëri-tjetrin’.—1 Korintasve 12:25, 26.
Të nxitim të zgjedhësh si miq ata që po bëjnë vullnetin e Perëndisë. Këta miq do t’i gjesh mes Dëshmitarëve të Jehovait. Të lutemi, mos lejo asgjë të të pengojë të shoqërohesh me ne.
Pse është për të mirën tonë të shoqërohemi me njëri-tjetrin në mbledhje?
Kur do të të pëlqente të vije e të njiheshe me kongregacionin tonë?