TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Toka «përpiu lumin»
Herë pas here përgjatë historisë, autoritetet e një vendi kanë ndihmuar popullin e Jehovait. (Ezd 6:1-12; Es 8:10-13) Edhe sot, kemi parë ‘tokën’—elementet e këtij sistemi që janë më të arsyeshme—të përpijë «lumin» e përndjekjes së nxitur nga «dragoi», Satana Djalli. (Zb 12:16) Ndonjëherë Jehovai, Perëndia që sjell shpëtim, mund të shtyjë qeveritarët të vijnë në ndihmë të popullit të Tij.—Ps 68:20; Pr 21:1.
Po nëse je i burgosur për shkak të besimit? Kurrë mos dysho nëse sytë e Jehovait janë mbi ty. (Zn 39:21-23; Ps 105:17-20) Ji i sigurt se do të shpërblehesh për besimin tënd dhe se integriteti yt u jep zemër vëllezërve në gjithë botën.—Fi 1:12-14; Zb 2:10.
SHIHNI VIDEON VËLLEZËRIT KOREANË LIROHEN NGA BURGU, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI KËTYRE PYETJEVE:
Pse, prej vitesh, mijëra vëllezër ishin të burgosur në Korenë e Jugut?
Cilat vendime gjykatash çuan në lirimin e parakohshëm të disa vëllezërve tanë?
Si mund t’i mbështetim vëllezërit anembanë botës që për momentin janë në burg për besimin?
Si duhet ta shfrytëzojmë lirinë që gëzojmë tani?
Në fund të fundit, kujt i shkon merita për çdo fitore gjykatash që kemi arritur?