KËNGA 133
Pranë Jehovait jetoje rininë
Versioni i shtypur
1. Jeni të çmuar për Atin në qiell,
ju që me shpirt po i falni rinin’!
Ves’ e kristalt’ që agimi e sjell,
bëni krenar’ që të gjith’ v’llazërin’.
2. Ju i trajtoni përher’ me nderim,
prind’rit e shtrenjt’ që ju rritën me mund.
Ndaj, Jehovai ju sheh me pëlqim,
dhe ju mbulon me bekime pa fund.
3. Pran’ Jehovait jeto në rini,
jepi talentet, të gjith’ energjin’!
Mal me shpërblime shijo që tani,
dit’ të begata për gjith’ përjet’sin’.
(Shih edhe Psal. 71:17; Vajt. 3:27; Efes. 6:1-3.)