Kënga 110
Ji falës!
1. Jehovai Ati ynë dha
për ne një Shpëtimtar.
Solli t’Birin si shpërblesë
të shpëtonte botën mbar’.
Kur në zemër ndiejm’ pendimin,
falje ne mund të kërkojm’,
dhe fal’ gjakut të Jezuit,
nga mëkati sot shpëtojm’.
2. Por falje nga Perëndia,
të gjith’ më kot’ t’mos shpresojn’,
po t’mos falin dhe të tjerët
e mëshir’ të mos tregojn’.
Duke qen’ të papërsosur
të gjith’ ne shum’ shpesh gabojm’,
si në fjalë, dhe në vepra;
falje duhet, e pranojm’.
3. Hidhërimi kur zë vend gjat’,
që të falim na pengon.
Kapërcimi i një faji,
dashamir’si qart’ tregon.
Kur falim lirshëm të tjerët,
ne po shfaqim pjekuri.
K’shtu ndihmojm’ të ketë paqe
dhe tregojm’ kuptu’shmëri.
4. Ësht’ virtyt të dish të falësh,
k’të cil’si ta kultivojm’.
Hidhërimin dhe urrejtjen,
k’shtu ne do t’i evitojm’.
Kur jemi vërtetë falës,
Perëndis’ Jah i ngjasojm’;
gjen shum’ kënaq’si në faljen,
më shum’ hijeshin’ ia shtojm’.