KËNGA 15
Nderoni të parëlindurin e Jehovait!
Versioni i shtypur
1. Nder dhe lavdërime,
për Krishtin që ësht’ në fron,
gjykon për Jehovain,
të drejtën me zjarr e mbron!
Në brez ka ngjeshur shpatën,
ësht’ veshur plot lavdi,
për emrin e Sovranit,
lufton me burrëri!
(REFRENI)
Nder dhe lavdërime,
për Krishtin, për Mbretin ton’!
Në malin e Sionit,
fisnik sot po mbretëron!
2. Nder dhe lavdërime,
për Krishtin, k’të shpëtimtar!
Dha jetën për njer’zimin,
që falje kushdo të marr’!
Ja «nusja» ësht’ bër’ gati,
e veshur plot shkëlqim,
«martes’» e Jezu Krishtit,
ty At’ të sjell lëvdim!
(REFRENI)
Nder dhe lavdërime,
për Krishtin, për Mbretin ton’!
Në malin e Sionit,
fisnik sot po mbretëron!
(Shih edhe Psal. 2:6; 45:3, 4; Zbul. 19:8.)