KËNGA 114
‘Të presim me durim’
Versioni i shtypur
1. Me zjarr pret Jehovai,
që ta pastroj’ emrin e tij,
nga shpifjet dhe gënjeshtrat,
që thon’ për të me ligësi.
Ndër shekuj sa ka pritur,
nuk u lodh, s’u rraskapit;
durimi, mirësia,
jo, kurr’ nuk iu venit.
E do çdo lloj njeriu
dhe e tërheq me shum’ durim,
e ky durim i çmuar,
për njer’zit do të thot’ shpëtim.
2. Durimi e mbush jetën
me paqe dhe me qetësi,
na mbron nga zemërimi,
që mund të brej’ në fshehtësi.
Të metat e të tjer’ve
s’i vë re, mënjan’ i lë.
Qëndron në dit’ të liga,
beson, shpreson çdo gjë.
Nga fryma vjen durimi,
dhe zemrat tona i forcon.
Ta shfaqim dita-ditës,
t’i ngjajm’ më tepër Atit ton’.
(Shih edhe Eks. 34:14; Isa. 40:28; 1 Kor. 13:4, 7; 1 Tim. 2:4.)