KËNGA 4
«Jehovai është Bariu im»
1. Në gji më mban Jehovai,
Bariu i shpirtit tim.
Kupton çdo ndjenj’, çdo dëshir’ që kam,
më njeh veç me një vështrim.
Pran’ tij mbështetem në paqe,
e prehem në siguri.
Se më prin në vende plot gjelbërim,
ku çlodhem e gjej freski.
Më prin në vende plot gjelbërim,
ku çlodhem e gjej freski.
2. I dua shtigjet e tua,
të lara në drejtësi.
Për hir të emrit të madh që mban,
në to, Jehova, më pri!
S’më frik lugina e territ,
s’më tremb asnjë kërcënim.
Se vrapoj e strukem në krahun tënd,
je Ati dhe Miku im!
Vrapoj e strukem në krahun tënd,
je Ati dhe Miku im!
3. Pas teje rend me plot ëndje,
i mir’ je, Bariu im!
Ti zemrën ëmbël ma përkëdhel,
më jep forc’ e ngushëllim.
Asgjë s’ma shuan besimin
dhe shpresën që kam te ti.
E çdo dit’ të jetës, sa frym’ të kem,
mbulom’, At’, me mirësi!
Çdo dit’ të jetës, sa frym’ të kem,
mbulom’, At’, me mirësi!
(Shih edhe Psal. 28:9; 80:1.)