KËNGA 61
Dëshmitarë, marshoni!
1. Para, pa frik’, Dëshmitar’ të Perëndis’!
Më fort ngjeshni radhët në veprën e dëshmis’.
Të ligun askush mos ta druaj’,
Jehovai lufton në krahun tuaj.
(REFRENI)
Marshoni! Drejt Mbretëris’ suluni me zjarr!
Vet’ Ati në qiell po ju quan Dëshmitar’.
Njoftoni kudo, në gjith’ tokën e paan’,
se parajsa po vjen, po, ësht’ shum’ pran’.
2. Çdo Dëshmitar me k’të bot’ nuk bëhet mik,
armiqt’ nuk i sprapsin, nga prangat nuk kan’ frik’.
Në kthetrat e botës nuk vihen,
jan’ besnik’, kurr’ nuk thyhen, as nuk blihen.
(REFRENI)
Marshoni! Drejt Mbretëris’ suluni me zjarr!
Vet’ Ati në qiell po ju quan Dëshmitar’.
Njoftoni kudo, në gjith’ tokën e paan’,
se parajsa po vjen, po, ësht’ shum’ pran’.
3. Kombet sfidojn’, nuk e duan Mbretërin’,
sa shum’ e përçmojn’ dhe e fyejn’ Perëndin’.
Ndaj shkoni kudo, predikoni,
me guxim Jehovain shenjtëroni.
(REFRENI)
Marshoni! Drejt Mbretëris’ suluni me zjarr!
Vet’ Ati në qiell po ju quan Dëshmitar’.
Njoftoni kudo, në gjith’ tokën e paan’,
se parajsa po vjen, po, ësht’ shum’ pran’.
(Shih edhe Eks. 9:16; Filip. 1:7; 2 Tim. 2:3, 4; Jak. 1:27.)