KËNGA 137
Besnike, të dashura, të vyera
1. Sara, Maria, Hana, Rutha, Marta . . . ,
emra të vyer jan’, gra me përkushtim.
Nga lashtësia ndrijn’ me aq shum’ shkëlqim!
Shpirtpraruar ishin, plot fisnikëri,
me besim të fort’ te Jehovai,
shembuj të përkryer, model për çdo njeri.
2. Duart e arta, zemrën e kulluar,
veshur me butësi, falnin dashuri.
Jan’ frymëzim për ne tër’ k’to cilësi.
Në k’to gjurm’ po ecni dhe ju motra sot,
admirim për ju na lind në zemër,
shembuj për të gjith’ ne, pishtar’ kudo në bot’.
3. Nëna dhe bija, gjyshe, gra e motra,
jepni me dashuri, mund e përkushtim.
Bindjen dhe modestin’ keni zbukurim.
Jehovai ju shikon e buzëqesh.
Zemra juaj mos u ligështoft’ kurr’,
ne të gjith’ ju duam, stoli me vler’ mes nesh!
(Shih edhe Filip. 4:3; 1 Tim. 2:9, 10; 1 Pjet. 3:4, 5.)