KUTIA 9D
Profeci për robërinë dhe rivendosjen
Shumë profeci që lidheshin me robërinë e judenjve në Babiloninë e lashtë, patën një përmbushje të mëvonshme, shumë më të madhe, kur kongregacioni i krishterë ishte nën robërinë e Babilonisë së Madhe. Le të shohim disa shembuj.
1. PARALAJMËRIME |
2. ROBËRIA |
3. RIVENDOSJA |
|
---|---|---|---|
PËRMBUSHJA E PARË |
Para vitit 607 p.e.s. Isaia, Jeremia dhe Ezekieli paralajmërojnë popullin e Jehovait, por apostazia merr dhenë |
607 p.e.s. Jerusalemi shkatërrohet; populli i Perëndisë merret rob në Babiloni |
537 p.e.s. e më tej Një mbetje besnike rikthehet në Jerusalem, rindërton tempullin dhe i bën Perëndisë adhurim të pastër |
PËRMBUSHJA MË E MADHE |
Në shekullin e parë të e.s. Jezui, Pavli dhe Gjoni paralajmërojnë kongregacionin, por apostazia merr dhenë |
Shekulli i dytë i e.s. e më tej Të krishterët e vërtetë bëhen robër të Babilonisë së Madhe |
1919 e më tej Nën qeverisjen e Jezuit, të mirosurit besnikë çlirohen nga robëria e Babilonisë së Madhe, dhe adhurimi i pastër rivendoset |