Zanafilla
24 Tanimë Abrahami ishte plak, i shkuar në moshë, dhe Jehovai e kishte bekuar në çdo gjë.+ 2 Abrahami i tha shërbëtorit më të moshuar të shtëpisë së tij, i cili administronte gjithçka që kishte:+ «Të lutem, vëre dorën nën kofshën time,+ 3 pasi do të më betohesh për Jehovain,+ Perëndinë e qiejve dhe Perëndinë e tokës, se nuk do të marrësh për djalin tim asnjë grua nga vajzat e kananitëve, mes të cilëve banoj,+ 4 por do të shkosh në vendin tim, te të afërmit e mi,+ dhe atje ke për të marrë një grua për tim bir, Isakun.»
5 Por shërbëtori i tha: «Po sikur ajo të mos dojë të vijë këtu me mua? A ta kthej tët bir në vendin nga dole?»+ 6 Abrahami ia ktheu: «Hap sytë se mos ma kthen tim bir atje!+ 7 Jehovai, Perëndia i qiejve, që më mori nga shtëpia e atit tim, nga toka e të afërmve të mi,+ që më foli e m’u betua:+ ‘Farës sate+ do t’ia jap këtë tokë’,+ ai do të dërgojë engjëllin e tij para teje,+ dhe ti ke për të marrë atje një grua për tim bir.+ 8 Megjithatë, sikur ajo të mos dojë të vijë me ty, ti do të jesh i lirë nga betimi që më bëre.+ Vetëm mos e kthe tim bir atje.» 9 Kështu, shërbëtori e vuri dorën nën kofshën e Abrahamit, zotërisë së tij, dhe iu betua.+
10 Shërbëtori mori dhjetë deve nga devetë e zotërisë së tij dhe u nis, duke marrë me vete çdo lloj të mire nga ai.+ Pastaj u ngrit dhe u vu në udhë për në Mesopotami, në qytetin e Nahorit. 11 Kur mbërriti, i uli devetë në gjunjë jashtë qytetit, pranë një pusi, aty nga mbrëmja,+ në kohën kur gratë e kishin zakon të dilnin për të mbushur ujë.+ 12 Ai nisi të thoshte: «Jehova, Perëndia i zotërisë tim, Abrahamit,+ të lutem, sillma mbarë këtë punë sot dhe tregoji dashamirësi+ zotërisë tim, Abrahamit.+ 13 Ja tek po rri pranë këtij burimi, dhe bijat e banorëve të qytetit po dalin për të mbushur ujë.+ 14 Vajza, së cilës unë do t’i them: ‘Ule pak shtambën, të lutem, që të pi’ dhe që do të më thotë: ‘Pi, dhe do t’u jap ujë edhe deveve’, le të jetë ajo që do të zgjedhësh për shërbëtorin tënd,+ Isakun. Nga kjo do ta marr vesh se i ke treguar dashuri besnike zotërisë tim.»+
15 Ai ishte ende duke folur,+ kur ja, doli me shtambë në sup+ Rebeka, vajza e Betuelit,+ birit të Milkës,+ gruas së Nahorit,+ vëllait të Abrahamit. 16 Vajza ishte shumë tërheqëse,+ virgjëreshë, dhe asnjë burrë s’kishte pasur marrëdhënie seksuale me të.+ Ajo zbriti deri te burimi, mbushi shtambën dhe pastaj u ngjit. 17 Menjëherë shërbëtori vrapoi t’i dilte përpara dhe i tha: «Të lutem, më jep të pi një gllënjkë ujë nga shtamba jote.»+ 18 Rebeka ia ktheu: «Pi, imzot.» Pastaj e uli shtambën me të shpejtë dhe i dha të pinte.+ 19 Pasi i dha të pinte, i tha: «Do të mbush ujë edhe për devetë e tua, derisa të ngopen.»+ 20 Kështu, e boshatisi me të shpejtë shtambën në lugun e ujit, dhe vrapoi disa herë rresht te pusi që të mbushte ujë+ për të gjitha devetë e tij. 21 Ndërkaq, burri po vështronte në heshtje i mrekulluar për të marrë vesh nëse Jehovai ia kishte bërë të mbarë udhëtimin apo jo.+
22 Kur devetë pinë, burri mori një unazë hunde të artë,+ që peshonte gjysmë sikle, dy byzylykë+ për duart, që peshonin dhjetë sikla ari, 23 dhe e pyeti: «Bijë e kujt je? Ma thuaj, të lutem. A ka vend në shtëpinë e atit tënd që të kalojmë natën?»+ 24 Ajo ia ktheu: «Jam e bija e Betuelit,+ birit të Milkës, që ajo i lindi Nahorit.»+ 25 Pastaj i tha: «Kemi shumë kashtë dhe tagji, e po kështu edhe vend për të kaluar natën.»+ 26 Atëherë burri u përkul e ra përmbys para Jehovait+ 27 dhe tha: «Bekuar qoftë Jehovai,+ Perëndia i zotërisë tim, Abrahamit, që nuk la pa i treguar dashamirësi dhe besnikëri zotërisë tim. Jehovai ma ka drejtuar udhën për në shtëpinë e vëllezërve të zotërisë tim.»+
28 Pastaj, vajza shkoi me vrap dhe ua tregoi këto gjëra atyre të shtëpisë së nënës së saj. 29 Rebeka kishte një vëlla, që quhej Laban,+ i cili shkoi me vrap te burri që ishte jashtë, te burimi. 30 Kur pa unazën e hundës, byzylykët+ në duart e së motrës dhe kur dëgjoi fjalët e motrës së tij Rebekës, që tha: «Kështu më tha ai burrë», Labani vajti tek ai dhe e gjeti tek rrinte në këmbë pranë deveve, te burimi. 31 Menjëherë i tha: «Eja, o i bekuar i Jehovait!+ Pse rri jashtë? Kam bërë gati shtëpinë dhe vendin për devetë.» 32 Kështu, burri hyri në shtëpi, dhe ai çmbrehu devetë, u dha kashtë e tagji, si dhe ujë që të lanin këmbët ai dhe burrat që ishin me të.+ 33 Pastaj i vunë përpara diçka për të ngrënë, por ai tha: «Nuk do të ha pa folur më parë për punët e mia.» Prandaj Labani i tha: «Fol.»+
34 Kështu ai nisi të thoshte: «Unë jam shërbëtor i Abrahamit.+ 35 Jehovai e ka bekuar shumë zotërinë tim, sepse po e pasuron duke i dhënë dhen, gjedhë, argjend, ar, shërbëtorë e shërbëtore, deve e gomarë.+ 36 Për më tepër, Sara, gruaja e zotërisë tim, i lindi atij një djalë në pleqëri+ dhe ai do t’i japë djalit çdo gjë që ka.+ 37 Zotëria im më vuri të betohem dhe më tha: ‘Nuk do të marrësh për tim bir një grua nga bijat e kananitëve, në vendin e të cilëve banoj.+ 38 Por shko në shtëpinë e tim eti, në familjen time,+ dhe merr një grua për tim bir.’+ 39 Por unë e pyeta: ‘Po sikur ajo të mos vijë me mua?’+ 40 Atëherë ai më tha: ‘Jehovai, të cilit i kam shërbyer,*+ do të dërgojë engjëllin e tij+ me ty dhe do të ta bëjë të mbarë udhën.+ Ti do të marrësh një grua për tim bir nga familja ime dhe nga shtëpia e atit tim.+ 41 Do të lirohesh nga detyrimi i betimit që më bëre kur të shkosh te familja ime. Dhe, në rast se nuk ta japin, do të lirohesh nga detyrimi i betimit që më bëre.’+
42 Kur arrita sot te burimi, thashë: “Jehova, Perëndi i zotërisë tim, Abrahamit, a do të ma sjellësh vërtet mbarë këtë udhë?+ 43 Ja ku po rri pranë këtij burimi. Vasha+ që del për të mbushur ujë dhe së cilës do t’i them: ‘Të lutem, lërmë të pi pak ujë nga shtamba jote’, 44 e që do të më thotë: ‘Pi, dhe do të mbush ujë edhe për devetë e tua’, ajo ka për të qenë gruaja që Jehovai ka zgjedhur për birin e zotërisë tim.”+
45 Pa mbaruar këto fjalë,*+ doli Rebeka me shtambën në sup. Ajo zbriti te burimi dhe nisi të mbushte ujë.+ Atëherë i thashë: ‘Më jep pak ujë, të lutem.’+ 46 Kështu, ajo e uli me të shpejtë shtambën dhe tha: ‘Pi,+ dhe do t’u jap edhe deveve të tua.’ Unë piva, dhe ajo u dha ujë edhe deveve. 47 Pastaj e pyeta: ‘Bijë e kujt je?’+ Ajo më tha: ‘Jam e bija e Betuelit, birit të Nahorit, që Milka i lindi.’ Atëherë i vura unazën në hundë dhe byzylykët në duar.+ 48 U përkula e rashë përmbys para Jehovait dhe bekova Jehovain, Perëndinë e zotërisë tim, Abrahamit,+ i cili më drejtoi në udhën e vërtetë,+ që të marr vajzën e vëllait të zotërisë tim për birin e tij. 49 Tani, nëse me të vërtetë jeni dashamirës dhe besnikë me zotërinë tim,+ ma thoni. Nëse jo, ma thoni gjithsesi, që të di nga të vete, djathtas a majtas.»+
50 Atëherë Labani dhe Betueli u përgjigjën: «Kjo gjë vjen nga Jehovai.+ Ne s’mund të të themi as po, as jo.+ 51 Ja ku e ke Rebekën. Merre dhe shko, e ajo u bëftë gruaja e birit të zotërisë tënd, ashtu si ka thënë Jehovai.»+ 52 Kur dëgjoi fjalët e tyre, shërbëtori i Abrahamit ra menjëherë përmbys në tokë para Jehovait.+ 53 Nxori sende argjendi, sende ari e rroba dhe ia dha Rebekës. I dha gjëra të zgjedhura edhe vëllait dhe nënës së saj.+ 54 Pasi hëngrën e pinë, ai dhe burrat që ishin me të, e kaluan natën atje. Kur u ngritën në mëngjes, ai u tha:
«Më lini të shkoj te zotëria im.»+ 55 Vëllai dhe nëna e saj ia kthyen: «Lëre vajzën të rrijë me ne së paku edhe dhjetë ditë. Pastaj le të vijë.» 56 Por ai u tha: «Mos më mbani, se Jehovai ma ka sjellë mbarë udhën.+ Më lini të shkoj te zotëria im.»+ 57 Prandaj ata thanë: «Le të thërrasim vajzën dhe të flasë ajo vetë me gojën e saj.»+ 58 Kështu e thirrën Rebekën dhe e pyetën: «A do që të shkosh me këtë njeri?» Ajo ua ktheu: «Po, dua.»+
59 Atëherë ata e nisën motrën e tyre, Rebekën,+ bashkë me tajën+ e saj, dhe shërbëtorin e Abrahamit me njerëzit e tij. 60 Ata nisën ta bekonin Rebekën dhe i thanë: «O motra jonë, u bëfsh mijëra e dhjetëra mijë dhe fara jote shtiftë në dorë portën e atyre që e urrejnë!»+ 61 Pastaj, Rebeka dhe shërbëtoret e saj+ u ngritën, u hipën deveve+ dhe shkuan pas atij burri. Shërbëtori e mori Rebekën dhe nisi udhën.
62 Tani, Isaku ishte kthyer nga rruga që çon në Beer-Lahai-Roi,+ sepse asokohe ai banonte në vendin e Negebit.+ 63 Kur po binte mbrëmja, ai kishte dalë në fushë, që të meditonte.+ Kur ngriti sytë, pa devetë që po vinin. 64 Edhe Rebeka ngriti sytë e vuri re Isakun, dhe u hodh nga deveja. 65 Pastaj e pyeti shërbëtorin: «Kush është ai burrë që po ecën në fushë dhe po na del përpara?» Shërbëtori i tha: «Është imzot.» Atëherë ajo mori një vello dhe u mbulua.+ 66 Shërbëtori i tregoi Isakut gjithçka që kishte bërë. 67 Pastaj, Isaku e çoi Rebekën në tendën e Sarës, nënës së tij.+ Kështu e mori Rebekën dhe ajo u bë gruaja e tij.+ Ai ra në dashuri me të+ dhe gjeti ngushëllim pas humbjes së nënës.+