2 Samuelit
12 Jehovai dërgoi te Davidi Natanin.+ Ai vajti te Davidi+ dhe i tha: «Në një qytet ishin dy burra, njëri i pasur dhe tjetri i varfër. 2 I pasuri kishte një numër shumë të madh dhensh dhe gjedhësh,+ 3 kurse i varfri s’kishte asgjë tjetër përveç një qengji të vogël femër, të cilën e kishte blerë+ Ai e mbante e ajo rritej me të e me bijtë e tij, të gjithë së bashku. Hante nga kafshata e tij, pinte nga kupa e tij dhe ai e mbante në gji dhe iu bë porsi bijë. 4 Pas ca kohësh, pasanikut i erdhi një vizitor, por ai i kurseu dhentë dhe gjedhët e veta e nuk mori ndonjë nga to për t’ia përgatitur udhëtarit që kishte vajtur tek ai. Përkundrazi mori qengjin femër të të varfrit dhe ia përgatiti njeriut që i kishte ardhur.»+
5 Me të dëgjuar këtë, Davidit iu ndez zemërimi kundër atij njeriu+ dhe i tha Natanit: «Siç është e vërtetë që Jehovai+ rron, njeriu që e ka bërë këtë e ka hak vdekjen!+ 6 Kurse qengjin femër duhet ta dëmshpërblejë+ me katër+ të tillë, përderisa ka vepruar kështu dhe nuk ka pasur dhembshuri.»+
7 Atëherë Natani i tha Davidit: «Ti je ai njeri! Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: ‘Unë të mirosa+ si mbret të Izraelit dhe të çlirova+ nga dora e Saulit. 8 Unë isha i gatshëm të të jepja shtëpinë e zotërisë tënd,+ të të vija në gji gratë e zotërisë tënd,+ të të jepja shtëpinë e Izraelit dhe të Judës.+ Dhe sikur këto të mos mjaftonin, isha i gatshëm të të shtoja gjëra të tilla e madje edhe të tjera.+ 9 Pse e përbuze fjalën e Jehovait, duke bërë atë që është e keqe+ në sytë e tij? Ti e godite me shpatë hititin Uriah+ dhe i more për grua të shoqen,+ kurse atë vetë e vrave me shpatën e bijve të Amonit. 10 E pra, shpata+ nuk do të largohet kurrë nga shtëpia jote,+ pasi ti më përbuze, aq sa e more të shoqen e hititit Uriah për ta bërë gruan tënde.’ 11 Kështu thotë Jehovai: ‘Ja, unë do të bëj që gjëma të të vijë nga shtëpia jote.+ Unë do të t’i marr gratë para syve e do t’ia jap një tjetri+ dhe ai ka për t’u shtrirë me gratë e tua në dritë të diellit.+ 12 Ti veprove në fshehtësi,+ por unë do ta bëj këtë gjë përpara tërë Izraelit+ dhe në dritë të diellit.’»+
13 Atëherë Davidi i tha+ Natanit: «Kam mëkatuar kundër Jehovait.»+ Natani ia ktheu: «Jehovai e lë të kalojë mëkatin tënd.+ Ti nuk do të vdesësh.+ 14 Megjithatë, përderisa e ke përbuzur+ Jehovain, duke vepruar në këtë mënyrë, edhe djali që sapo të lindi ka për të vdekur.»+
15 Pastaj Natani shkoi në shtëpinë e vet.
Kështu Jehovai e goditi+ me një sëmundje fëmijën që gruaja e Uriahut i kishte lindur Davidit. 16 Davidi filloi të kërkonte Perëndinë e vërtetë për djalin dhe mbajti një agjërim të rreptë.+ Pastaj hyri brenda dhe e kaloi natën i shtrirë përtokë.+ 17 Pleqtë e shtëpisë së vet i shkuan pranë që ta ngrinin nga toka, por ai nuk pranoi dhe nuk hëngri bukë+ me ta. 18 Ditën e shtatë fëmija vdiq. Shërbëtorët e Davidit kishin frikë t’i tregonin që fëmija kishte vdekur, sepse thoshin: «Ja, ne i folëm sa ishte gjallë fëmija dhe ai nuk e dëgjoi zërin tonë. E si mund t’i themi: ‘Fëmija ka vdekur.’ Me siguri që do të bëjë ndonjë gjë të keqe.»
19 Kur pa se shërbëtorët e tij po çuçuritnin mes tyre, Davidi e kuptoi që fëmija kishte vdekur, prandaj i pyeti shërbëtorët: «A ka vdekur fëmija?» Ata iu përgjigjën: «Po, ka vdekur.» 20 Atëherë Davidi u ngrit nga toka, u la, u lye+ me vaj, ndërroi mantelin, vajti në shtëpinë+ e Jehovait dhe ra përmbys.+ Pas kësaj, hyri në shtëpinë e vet dhe kërkoi të hante e menjëherë i vunë përpara bukën dhe hëngri. 21 Shërbëtorët e tij i thanë: «Ç’do të thotë kjo që bëre? Sa ishte gjallë fëmija, agjërove e s’pushove së qari për të, por sapo fëmija vdiq u ngrite dhe fillove të hash.» 22 Atëherë ai tha: «Sa ishte gjallë fëmija agjërova+ dhe s’pushova së qari+ sepse thashë me vete: ‘Kushedi, mbase gjej hir nga Jehovai dhe fëmija jeton.’+ 23 Por tani që ai ka vdekur, pse të agjëroj? Mos vallë jam në gjendje ta kthej përsëri?+ Unë do të shkoj tek ai,+ por ai nuk do të kthehet tek unë.»+
24 Pastaj Davidi filloi të ngushëllonte të shoqen, Betshebën.+ Ai hyri tek ajo dhe u shtri me të. Pas ca kohësh ajo lindi një djalë,+ të cilit ia vunë emrin Solomon.+ Dhe Jehovai e deshi vërtet atë.+ 25 Ai çoi fjalë nëpërmjet profetit Natan+ dhe për hir të Jehovait ia vunë emrin Jedidiah.*
26 Joabi+ vazhdoi të luftonte kundër Rabahut+ të bijve të Amonit dhe arriti ta merrte qytetin mbretëror. 27 Atëherë Joabi i dërgoi lajmëtarë Davidit dhe i tha: «Luftova kundër Rabahut+ dhe e mora qytetin e ujërave. 28 E tani, mblidhe pjesën tjetër të popullit, ngrije kampin kundër qytetit dhe merre atë, që të mos e marrë unë qytetin dhe që ai të mos mbajë emrin tim.»
29 Prandaj Davidi mblodhi gjithë popullin dhe shkoi në Rabah, luftoi kundër tij dhe e mori. 30 Ia hoqi pastaj Malkamit nga koka kurorën+ që peshonte një talentë ari dhe që kishte gurë të çmuar. Atë ia vunë në kokë Davidit. Plaçka+ që mori nga qyteti ishte shumë e madhe. 31 Njerëzit që gjendeshin në të ai i mori dhe i vuri për të sharruar gurë, për të punuar me vegla të mprehta prej hekuri+ dhe me sëpata prej hekuri. Gjithashtu ai i vuri të bënin tulla. Kështu bëri me të gjitha qytetet e bijve të Amonit. Në fund, Davidi dhe i gjithë populli u kthyen në Jerusalem.