Ezekieli
11 Pastaj një frymë+ më ngriti+ dhe më çoi në portën lindore të shtëpisë së Jehovait, që shikon nga lindja.+ Në hyrje të portës ishin njëzet e pesë burra,+ mes të cilëve pashë edhe Jazaniahun, birin e Azurit, dhe Pelatiahun, birin e Benajahut, princa të popullit.+ 2 Atëherë Perëndia më tha: «Bir njeriu, këta kurdisin të keqen dhe japin këshilla të këqija kundër këtij qyteti.+ 3 Ata thonë: ‘A nuk është fare afër koha e ndërtimit të shtëpive?+ Jerusalemi është kazani+ dhe ne mishi.’*
4 Prandaj, profetizo kundër tyre, profetizo, o bir njeriu.»+
5 Pastaj fryma e Jehovait më pushtoi+ dhe Perëndia më tha: «Thuaj: “Kështu thotë Jehovai:+ ‘Fole drejt, o shtëpi e Izraelit, sepse unë e di se çfarë të shkon ndër mend.+ 6 Prej teje janë vrarë shumë në këtë qytet dhe rrugët e tij janë mbushur plot.’+ 7 Prandaj, kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ata që janë vrarë dhe që ju i keni hedhur në mes të qytetit, janë mishi,+ kurse vetë qyteti është kazani.+ Por unë do t’ju nxjerr prej tij.’+
8 ‘Shpatës i jeni frikësuar,+ dhe shpatën do t’ju sjell,—thotë Zotëria Sovran Jehova.+— 9 Do t’ju nxjerr prej tij, do t’ju dorëzoj në duart e të huajve+ dhe do të zbatoj mbi ju gjykimin tim.+ 10 Do të bini nga shpata.+ Unë do t’ju gjykoj në kufi të Izraelit,+ dhe ju keni për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.+ 11 Jerusalemi nuk do të jetë më për ju një kazan,+ dhe ju nuk do të jeni më mishi në mes të tij. Unë do t’ju gjykoj në kufi të Izraelit, 12 dhe keni për ta marrë vesh se unë jam Jehovai, sepse nuk keni ecur sipas rregullave të mia dhe nuk i keni zbatuar vendimet e mia gjyqësore,+ por keni zbatuar ato të kombeve përreth.’”»+
13 Pasi profetizova, Pelatiahu, biri i Benajahut, vdiq.+ Atëherë, unë rashë përmbys dhe bërtita fort:+ «Medet, o Zotëri Sovran Jehova!+ Mos po i shfaros ata që kanë mbetur nga Izraeli?»+
14 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 15 «Bir njeriu, banorët e Jerusalemit u kanë thënë vëllezërve+ të tu, po vëllezërve të tu që interesohen për të drejtën e riblerjes, qoftë tënden, qoftë të tërë shtëpisë së Izraelit: ‘Largohuni nga Jehovai. Ky vend na takon neve dhe na është dhënë neve në zotërim.’+ 16 Prandaj, thuaj: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ndonëse i kam shpërndarë nëpër kombe dhe i kam hallakatur nëpër vende të ndryshme,+ për pak kohë unë do të jem për ta si një shenjtërore në vendet ku kanë shkuar.’”+
17 Prandaj, thuaj: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Unë do t’ju mbledh nga popujt dhe nga vendet ku jeni shpërndarë dhe do t’ju jap tokën e Izraelit.+ 18 Ju do të ktheheni dhe do të zhdukni prej tij idhujtarinë e neveritshme e të pështirë.+ 19 Unë do t’ju jap një zemër të vetme+ dhe do të shtie brenda jush një frymë të re.+ Do t’jua heq zemrën prej guri+ që keni dhe do t’ju jap një zemër të butë,+ 20 me qëllim që të ecni sipas ligjeve të mia dhe të ndiqni e të zbatoni vendimet e mia gjyqësore.+ Kështu do të jeni vërtet populli im,+ dhe unë do të jem Perëndia juaj.’+
21 Por, për ata që zemra u shkon pas gjërave të tyre të neveritshme dhe të pështira,+ unë do të bëj që t’u bjerë mbi kokë udha që kanë ndjekur’,—thotë Zotëria Sovran Jehova.”»+
22 Tani kerubinët+ ngritën krahët dhe rrotat ishin afër tyre.+ Lavdia+ e Perëndisë së Izraelit rrinte lart, sipër tyre.+ 23 Lavdia e Jehovait+ u ngrit nga ku ishte, sipër qytetit, dhe u ndal mbi malin+ që ishte në lindje të qytetit.+ 24 Pastaj, në vegimin nëpërmjet frymës së Perëndisë, një frymë+ më ngriti+ dhe më çoi në Kalde, mes të mërguarve.+ Atëherë, vegimi që pashë, u largua nga unë dhe u ngjit lart. 25 Unë fillova t’u thosha të mërguarve të gjitha ato që Jehovai më kishte bërë të shihja.+