11 Atë ditë Jehovai do ta zgjatë përsëri dorën e tij, për herë të dytë,+ që ta marrë mbetjen e popullit të tij nga Asiria,+ nga Egjipti,+ nga Patrosi,+ nga Kushi,+ nga Elami,+ nga Shinari,+ nga Hamathi dhe nga ishujt e detit.+
10 Por ti mos ki frikë, o shërbëtori im Jakob, dhe mos u tmerro, o Izrael!+—thotë Jehovai.—Sepse unë do të të shpëtoj nga vendi i largët dhe pasardhësit e tu nga vendi i robërisë.+ E Jakobi do të kthehet dhe do të jetë rehat e pa shqetësime, e askush nuk do ta trembë.+
37 ‘Unë do t’i mbledh nga të gjitha vendet ku do t’i shpërndaj nga zemërimi, tërbimi dhe indinjata ime e madhe,+ e do t’i sjell në këtë vend e do të bëj që të banojnë të sigurt.+
13 Unë do t’i marr+ nga popujt, do t’i mbledh nga vendet e ndryshme, do t’i çoj në tokën e tyre+ dhe do t’i kullot në malet e Izraelit, buzë brigjeve të ujit dhe afër tërë vendeve të banuara, që gjenden atje.+
12 Prandaj, profetizo dhe u thuaj: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ja, unë do t’i hap varret tuaja,+ do t’ju nxjerr që andej, o populli im, dhe do t’ju çoj në vendin e Izraelit.+
14 Unë do t’i kthej robërit e popullit tim, Izraelit,+ të cilët do të ndërtojnë qytetet e kthyera në gërmadha e do të banojnë në to,+ do të mbjellin vreshta e do të pinë verën e tyre dhe do të punojnë kopshtet e do të hanë frytet e tyre.+