Ezekieli
18 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 2 «Çfarë doni të thoni kur përdorni në Izrael shprehjen proverbiale: ‘Rrushin e pabërë e hanë etërit, por dhëmbët u mpihen bijve.’+
3 “Siç është e vërtetë që unë rroj,—thotë Zotëria Sovran Jehova,—nuk ju takon juve ta përdorni këtë shprehje në Izrael. 4 Ja, të gjithë shpirtrat janë të mitë.+ Si shpirti+ i atit, edhe shpirti i birit janë të mitë.+ Ai shpirt që mëkaton,+ do të vdesë.+
5 Në rast se një njeri është i drejtë, gjykon me drejtësi dhe bën atë që është e drejtë,+ 6 nuk ha në male+ mishin që u është flijuar idhujve,+ nuk i mban sytë tek idhujt e pështirë* të shtëpisë së Izraelit,+ nuk e ndot gruan e shokut të tij+ dhe nuk i afrohet një gruaje kur ajo është e papastër,+ 7 nuk trajton keq asnjeri,+ kthen pengun që ka marrë për ndonjë borxh,+ nuk i zhvat të tjerët,+ i jep të uriturit bukë+ nga e veta, atij që është lakuriq i jep rrobë për t’u mbuluar,+ 8 nuk jep hua me kamatë*+ e nuk merr fajde,+ i mban duart larg padrejtësisë+ e gjykon drejt ndërmjet njërit e tjetrit,+ 9 ecën sipas ligjeve të mia+ e mban vendimet e mia gjyqësore për të bërë atë që është e vërtetë,+ ai është i drejtë+ dhe ka për të jetuar,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.
10 Në rast se dikush ka një djalë kusar,+ që derdh gjak+ dhe që bën ndonjë nga këto gjëra, 11 (kurse ai vetë nuk ka bërë asnjërën prej tyre), në rast se djali ka ngrënë në male mishin që u është flijuar idhujve,+ ka ndotur gruan e shokut të tij,+ 12 ka trajtuar keq të munduarin e të varfrin,+ i ka zhvatur+ të tjerët, nuk e ka kthyer gjënë e marrë peng+ dhe i ka mbajtur sytë+ tek idhujt e pështirë, atëherë ai ka bërë gjëra të neveritshme.+ 13 Njësoj edhe nëse ka dhënë me fajde+ e ka marrë kamatë.+ Ky njeri nuk ka për të jetuar. Meqenëse ka bërë tërë këto gjëra të neveritshme,+ ai do të vritet dhe gjaku i tij do të bjerë mbi të.+
14 Por në rast se një djalë i sheh të gjitha mëkatet që bën i ati, por vetë nuk bën gjëra të tilla,+ 15 nuk ha në male mishin që u është flijuar idhujve, nuk i mban sytë tek idhujt e pështirë të shtëpisë së Izraelit,+ nuk e ndot gruan e shokut të tij,+ 16 nuk trajton keq asnjeri,+ nuk merr asnjë peng,+ nuk i zhvat të tjerët,+ i jep të uriturit bukë nga e veta,+ atij që është lakuriq i jep rrobë për t’u mbuluar,+ 17 nuk e shtyp të munduarin, nuk merr fajde+ ose kamatë,+ përmbush vendimet e mia gjyqësore+ dhe ecën sipas ligjeve të mia,+ ai nuk do të vdesë për fajet e të atit.+ Përkundrazi, do të jetojë.+ 18 Kurse i ati, meqë është mashtrues i pafytyrë,+ i zhvat ndonjë gjë vëllait+ dhe bën gjithë të këqijat mes popullit të tij,+ do të vdesë për fajet e veta.+
19 Ju do të thoni: ‘Pse biri nuk mban asgjë nga fajet e të atit?’+ Përderisa biri gjykon me drejtësi dhe bën atë që është e drejtë,+ ecën sipas të gjitha ligjeve të mia dhe i vë në praktikë,+ ai do të jetojë.+ 20 Ai shpirt që mëkaton, do të vdesë.+ Biri nuk do të mbajë asgjë nga fajet e të atit dhe babai nuk do të mbajë asgjë nga fajet e të birit.+ Mbi të drejtin do të bjerë drejtësia e tij,+ dhe mbi të ligun do të bjerë ligësia e tij.+
21 Nëse i ligu largohet nga tërë mëkatet që ka kryer,+ ecën sipas të gjitha ligjeve të mia, gjykon me drejtësi dhe bën atë që është e drejtë,+ ai do të jetojë e nuk do të vdesë.+ 22 Asnjë nga shkeljet që ka bërë, nuk do të kujtohet kundër tij.+ Ai do të jetojë, sepse zbaton drejtësinë.+
23 Mos vallë kënaqem me vdekjen e të ligut?+—thotë Zotëria Sovran Jehova.—Jo, përkundrazi, kënaqem kur ai kthen rrugë e vazhdon të jetojë.+
24 Nëse i drejti largohet nga drejtësia dhe kryen padrejtësi,+ nëse bën vazhdimisht tërë gjërat e pështira që bën një i lig+ dhe vazhdon të jetojë, asnjë nga veprat e drejta që ka bërë, nuk do të kujtohet.+ Për pabesinë që ka bërë dhe për mëkatin që ka kryer, ai do të vdesë.+
25 Ju do të thoni: ‘Udha e Jehovait nuk është e drejtë.’+ Dëgjoni, ju lutem, o shtëpi e Izraelit! Udha ime nuk është e drejtë+ apo udhët tuaja?+
26 Nëse i drejti largohet nga drejtësia, bën padrejtësi+ dhe për këtë vdes, ai vdes për padrejtësinë që ka bërë.+
27 Nëse i ligu largohet nga ligësia që ka bërë, gjykon me drejtësi dhe bën atë që është e drejtë,+ ai do ta ruajë gjallë shpirtin e tij.+ 28 Nëse i sheh+ shkeljet që ka bërë dhe largohet nga të gjitha ato,+ ai do të jetojë e nuk do të vdesë.+
29 Shtëpia e Izraelit do të thotë: ‘Udha e Jehovait nuk është e drejtë.’+ Udhët e mia+ apo udhët tuaja nuk janë të drejta,+ o shtëpi e Izraelit?
30 Prandaj, unë do ta gjykoj secilin prej jush sipas udhëve që ka ndjekur,+ o shtëpi e Izraelit,—thotë Zotëria Sovran Jehova.+—Kthehuni dhe lërini të gjitha shkeljet tuaja.+ Mos lini asgjë që t’ju pengojë e t’ju bëjë me faj.+ 31 Flakni larg jush të gjitha shkeljet që keni bërë,+ dhe zhvilloni brenda jush një zemër të re+ dhe një frymë të re.+ Pse u dashka të vdisni,+ o shtëpi e Izraelit?!
32 Unë nuk kënaqem aspak kur dikush vdes,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.—Prandaj kthehuni dhe jetoni.”+