Romakëve
9 Po them të vërtetën+ në Krishtin. Nuk po gënjej,+ sepse ndërgjegjja ime jep dëshmi me mua në përputhje me frymën e shenjtë, 2 se kam në zemër hidhërim të madh dhe një dhembje që nuk pushon.+ 3 Sepse do të desha të isha unë i ndarë nga Krishti, si i mallkuar, për vëllezërit e mi,+ për farefisin tim sipas mishit,+ 4 të cilët janë izraelitë+ dhe u përket birësimi,+ lavdia+ dhe besëlidhjet.+ Atyre u është dhënë Ligji+ dhe u përket shërbimi i shenjtë+ e premtimet,+ 5 të tyret janë edhe paraardhësit+ dhe nga ata erdhi edhe Krishti sipas mishit.+ Perëndia,+ që është mbi të gjithë, qoftë i bekuar përgjithmonë! Amin!
6 Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ka dështuar fjala e Perëndisë.+ Sepse jo të gjithë që vijnë nga Izraeli, janë vërtet «Izrael».+ 7 Edhe pse janë farë e Abrahamit, nuk janë të gjithë fëmijë,+ por: «Ajo që do të quhet ‘fara jote’, do të vijë nëpërmjet Isakut.»+ 8 Kjo do të thotë se fëmijët sipas mishit+ nuk janë vërtet fëmijë të Perëndisë,+ por fëmijët sipas premtimit+ llogariten si fara. 9 Sepse këto ishin fjalët e premtimit: «Në këtë kohë do të vij dhe Sara do të ketë një djalë.»+ 10 Dhe jo vetëm në këtë rast, por edhe kur Rebeka mbeti shtatzënë me Isakun, paraardhësin tonë, e kishte binjakë.+ 11 Kur ata ende nuk kishin lindur dhe nuk kishin praktikuar as gjëra të mira, as të poshtra,+ që qëllimi i Perëndisë në lidhje me zgjedhjen të vazhdonte të varej jo nga veprat, por nga Ai që thërret,+ 12 asaj iu tha: «Më i madhi do të shërbejë si skllav i më të voglit.»+ 13 Pikërisht siç është shkruar: «E desha Jakobin, por e urreva Esaun.»+
14 Ç’të themi pra? Mos ka padrejtësi te Perëndia?+ Kurrë mos qoftë! 15 Sepse ai i thotë Moisiut: «Do t’i tregoj mëshirë atij që dua t’i tregoj mëshirë, dhe do t’i tregoj dhembshuri atij që dua t’i tregoj dhembshuri.»+ 16 Prandaj, kjo nuk varet as nga ai që dëshiron, as nga ai që vrapon, por nga Perëndia,+ i cili ka mëshirë.+ 17 Sepse Shkrimi i thotë faraonit: «Pikërisht për këtë shkak të kam lënë gjallë, që në rastin tënd të tregoj fuqinë time dhe që emri im të shpallet në gjithë tokën.»+ 18 Kështu, ai ka mëshirë për atë që dëshiron,+ por e lë të bëhet kryeneç+ atë që dëshiron.
19 Prandaj, ti do të më thuash: «Përse ai gjen akoma të meta? Kush i ka bërë ballë vullnetit të tij të qartë?»+ 20 Kush je në të vërtetë ti, o njeri,+ që t’i kthesh fjalë Perëndisë?!+ A i thotë gjëja e modeluar atij që e modeloi: «Përse më bëre kështu?»+ 21 Çfarë? A nuk ka autoritet poçari+ mbi argjilën që të bëjë nga i njëjti brumë një enë për përdorim të nderuar dhe një tjetër për përdorim të çnderuar?+ 22 Ç’të themi nëse Perëndia, edhe pse kishte vullnetin që ta shfaqte zemërimin e vet e ta bënte të njohur fuqinë e tij, i toleroi me shumë shpirtgjerësi enët e zemërimit, që ishin bërë të përshtatshme për shkatërrim,+ 23 me qëllim që të bënte të njohur pasurinë+ e lavdisë së tij mbi enët+ e mëshirës, të cilat i përgatiti që më parë për lavdi,+ 24 domethënë ne, që na thirri jo vetëm nga judenjtë, por edhe nga kombet?+ 25 Ashtu si thotë ai edhe te Hozea: «Ata që nuk janë populli im,+ do t’i quaj ‘populli im’ dhe atë që nuk ishte e dashur, do ta quaj ‘të dashur’.+ 26 dhe në vendin ku u thuhej: ‘Ju nuk jeni populli im’, atje do të quhen ‘bij të Perëndisë së gjallë’.»+
27 Edhe Isaia thërret për Izraelin: «Edhe sikur bijtë e Izraelit të jenë si rëra e detit,+ vetëm një mbetje do të shpëtojë.+ 28 Sepse Jehovai do t’u kërkojë llogari atyre që jetojnë në tokë, plotësisht dhe pa vonesë.»+ 29 Ashtu si kishte thënë që më parë Isaia: «Po të mos na linte Jehovai i ushtrive+ një farë, do të ishim bërë njësoj si Sodoma dhe do t’i kishim përngjarë Gomorrës.»+
30 Ç’të themi pra? Që njerëzit e kombeve, edhe pse nuk ndiqnin drejtësinë, e arritën atë,+ domethënë drejtësinë që vjen nga besimi,+ 31 kurse Izraeli, edhe pse ndiqte një ligj drejtësie, nuk e përmbushi ligjin.+ 32 Për ç’arsye? Sepse nuk e ndiqte me anë të besimit, por me anë të veprave.+ Ata u penguan në «gurin e pengesës»,+ 33 siç është shkruar: «Ja, po vë në Sion një gur+ pengese dhe një shkëmb shkeljeje,+ por kush tregon besim tek ai, nuk do të zhgënjehet.»+