2 Korintasve
5 Ne e dimë që shtëpia jonë tokësore,+ domethënë kjo tendë,+ do të shpërbëhet,+ dhe se do të kemi një ndërtesë nga Perëndia, një shtëpi të bërë jo me duar,+ por të përhershme+ në qiej. 2 Në këtë shtëpi banimi ne vërtet rënkojmë,+ duke dëshiruar me zjarr të veshim atë që është për ne nga qielli.+ 3 Kështu, duke e pasur vërtet të veshur atë, nuk do të gjendemi lakuriq.+ 4 Në të vërtetë, ne që jemi në këtë tendë, rënkojmë, duke qenë të rënduar. Jo se duam të zhveshim atë, por të veshim tjetrën,+ me qëllim që ajo që është e vdekshme, të përpihet nga jeta.+ 5 Ai që na formoi pikërisht për këtë gjë është Perëndia,+ i cili na dha kaparin+ e asaj që do të vijë, domethënë frymën e tij.+
6 Prandaj, ne kemi gjithnjë shumë guxim dhe e dimë që, për sa kohë ta kemi shtëpinë tonë në trup, jemi larg Zotërisë,+ 7 sepse po ecim me anë të besimit dhe jo me anë të asaj që shihet.+ 8 Por kemi shumë guxim dhe na pëlqen më shumë të jemi larg këtij trupi dhe të banojmë me Zotërinë.+ 9 Prandaj edhe kemi si synim që, qoftë duke banuar me të, qoftë duke qenë larg tij,+ të jemi të pranueshëm nga ai.+ 10 Sepse, të gjithë ne duhet të shfaqemi përpara fronit të gjykimit të Krishtit,+ që secili të marrë pagën e vet për gjërat që ka bërë me anë të trupit, sipas gjërave që ka praktikuar, qofshin të mira a të poshtra.+
11 Duke e kuptuar se duhet të kemi frikë+ nga Zotëria, ne vazhdojmë të bindim+ njerëz, kurse vetë jemi shfaqur para Perëndisë. Megjithatë, shpresoj t’u jemi shfaqur edhe ndërgjegjeve tuaja.+ 12 Nuk po jua rekomandojmë+ sërish veten tonë, por po ju japim shkas të mburreni për ne,+ që të keni çfarë t’u përgjigjeni atyre që mburren me pamjen e jashtme+ dhe jo me zemrën.+ 13 Nëse nuk ishim në vete,+ këtë e bëmë për Perëndinë, dhe nëse jemi me mendje të shëndoshë,+ këtë e bëmë për ju. 14 Dashuria që ka Krishti, na detyron, sepse kemi gjykuar që një njeri i vetëm vdiq për të gjithë.+ Kështu, të gjithë kishin vdekur, 15 dhe ai vdiq për të gjithë, që ata që jetojnë, të mos jetojnë më për vete,+ por për atë+ që vdiq për ta dhe u ngrit nga të vdekurit.+
16 Tani e tutje ne nuk njohim asnjë njeri sipas mishit.+ Edhe sikur ta kemi njohur Krishtin sipas mishit,+ sigurisht që tani nuk e njohim më kështu.+ 17 Prandaj, nëse dikush është në unitet me Krishtin, është një krijesë e re.+ Gjërat e vjetra kaluan+ dhe gjëra të reja kanë ardhur në jetë.+ 18 Por gjithçka është nga Perëndia, që na pajtoi+ me veten nëpërmjet Krishtit dhe na dha shërbimin+ e pajtimit, 19 domethënë, se me anë të Krishtit,+ Perëndia po pajtonte botën+ me veten,+ duke mos ua llogaritur shkeljet,+ kurse neve na besoi fjalën+ e pajtimit.+
20 Prandaj, ne+ jemi ambasadorë+ në vend të Krishtit,+ sikur Perëndia të përgjërohej nëpërmjet nesh.+ Si zëvendësues të Krishtit, ne lutemi:+ «Pajtohuni me Perëndinë.» 21 Atë që nuk njohu mëkat,+ ai e bëri mëkat+ për ne, që me anë të tij, të bëheshim të drejtë në sytë e Perëndisë.+