2 Korintasve
4 Prandaj, meqë kemi këtë shërbim+ sipas mëshirës që na është treguar,+ ne nuk dorëzohemi, 2 por kemi hequr dorë nga gjërat që bëhen në fshehtësi, të cilat janë për të ardhur turp,+ dhe nuk ecim me dinakëri, as e bastardojmë fjalën e Perëndisë,+ por ndërsa e shfaqim të vërtetën, ia rekomandojmë veten tonë në sytë e Perëndisë çdo ndërgjegjeje njerëzore.+ 3 Nëse lajmi i mirë që ne shpallim është i mbuluar me vel, është i mbuluar për ata që po marrin fund,+ 4 për jobesimtarët, që perëndia i kësaj bote*+ ua ka verbuar mendjen,+ që ndriçimi+ i lajmit të mirë të lavdishëm+ për Krishtin, i cili është shëmbëlltyra+ e Perëndisë, të mos depërtojë.+ 5 Sepse ne nuk po predikojmë veten tonë, por Krishtin Jezu si Zotëri+ dhe veten tonë si skllevërit tuaj+ për hir të Jezuit. 6 Në të vërtetë, Perëndia tha: «Le të ndriçojë drita nga errësira.»+ Ai ka ndriçuar në zemrat tona, që t’u japë dritë+ me njohurinë e lavdishme+ të Perëndisë, nëpërmjet fytyrës së Krishtit.+
7 Megjithatë, ne e kemi këtë thesar+ në enë+ balte,+ që fuqia+ përtej asaj që është normale, të jetë nga Perëndia,+ dhe jo nga ne.+ 8 Jemi të shtrënguar në çdo mënyrë,+ por jo aq ngushtë sa të mos lëvizim; jemi ndërdyshas, por jo fare pa rrugëdalje;+ 9 jemi të përndjekur, por jo të lënë në baltë;+ jemi të hedhur poshtë,+ por jo të shkatërruar.+ 10 Kudo durojmë gjithnjë në trupin tonë trajtimin vdekjeprurës që iu bë Jezuit,+ që edhe jeta e Jezuit të shfaqet në trupin tonë.+ 11 Sepse ne që jetojmë, po përballemi gjithnjë me vdekjen+ për hir të Jezuit, që edhe jeta e Jezuit të shfaqet në mishin tonë të vdekshëm.+ 12 Prandaj, vdekja është në veprim te ne, por jeta te ju.+
13 Meqë kemi të njëjtën frymë besimi me atë, për të cilin është shkruar: «Tregova besim, prandaj fola»,+ edhe ne tregojmë besim e prandaj flasim, 14 duke e ditur se ai që ngriti nga të vdekurit Jezuin, do të na ngrejë edhe ne ashtu si Jezuin e do të na paraqitë bashkë me ju.+ 15 Sepse gjithçka është për hirin tuaj,+ që dashamirësia e pamerituar që keni me bollëk, të shtohet edhe më shumë, nëpërmjet falënderimeve të shumë njerëzve, në lavdi të Perëndisë.+
16 Prandaj, ne nuk dorëzohemi, por, edhe pse njeriu i jashtëm po tretet, sigurisht që njeriu i brendshëm+ po përtërihet nga dita në ditë. 17 Ndonëse shtrëngimi është kalimtar+ dhe i lehtë, ai prodhon për ne një lavdi që ka një peshë, e cila tejkalon gjithnjë e më shumë çdo gjë dhe është e përhershme.+ 18 Ndërkohë, i kemi sytë jo te gjërat që shihen, por tek ato që nuk shihen,+ sepse gjërat që shihen janë të përkohshme,+ por gjërat që nuk shihen janë të përhershme.+