Galatasve
1 Unë Pavli,+ apostull,+ jo nga njerëzit dhe as me anë të një njeriu, por me anë të Jezu Krishtit+ dhe Perëndisë, Atit,+ që e ngriti nga të vdekurit,+ 2 dhe të gjithë vëllezërit që janë me mua,+ për kongregacionet e Galatisë:+
3 Dashamirësia e pamerituar dhe paqja+ nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zotëria Jezu Krisht, qofshin me ju! 4 Ai e dha veten për mëkatet tona,+ që të na çlironte nga sistemi i tanishëm i lig,+ sipas vullnetit+ të Perëndisë e Atit tonë, 5 të cilit i qoftë lavdia në jetë të jetëve!+ Amin!
6 Çuditem që po largoheni kaq shpejt nga Ai+ që ju thirri me dashamirësinë e pamerituar+ të Krishtit, për të kaluar në një lloj tjetër lajmi të mirë.+ 7 Megjithatë, nuk është një tjetër lajm i mirë, por janë disa njerëz që ju trazojnë+ dhe duan ta përdhosin lajmin e mirë për Krishtin.+ 8 Gjithsesi, edhe sikur ne ose ndonjë engjëll nga qielli t’ju shpallte si lajm të mirë diçka që shkon përtej asaj që ju kemi shpallur si lajm të mirë, qoftë i mallkuar!+ 9 Ashtu siç e thamë më lart, po e them sërish edhe tani: kushdo që ju shpall si lajm të mirë diçka që shkon përtej asaj që pranuat,+ qoftë i mallkuar!
10 Mos po përpiqem tani të bind njerëzit, apo Perëndinë? Apo po kërkoj t’u pëlqej njerëzve?+ Po t’u pëlqeja ende njerëzve,+ nuk do të isha skllav i Krishtit.+ 11 Po ju vë në dijeni, vëllezër, se lajmi i mirë që u shpall si i tillë nga unë, nuk është diçka njerëzore,+ 12 sepse as e mora nga njerëzit dhe as ma mësuan njerëzit, por e mora nëpërmjet një zbulese nga Jezu Krishti.+
13 Sigurisht që keni dëgjuar se si sillesha më parë në judaizëm,+ që e përndiqja+ tej mase kongregacionin e Perëndisë dhe e shkretoja.+ 14 Në judaizëm po përparoja shumë më tepër se bashkëmoshatarët e racës sime,+ sepse isha shumë më tepër i zellshëm+ për traditat+ e etërve të mi. 15 Por, kur Perëndia, që më ndau nga barku i nënës sime dhe më thirri+ nëpërmjet dashamirësisë së tij të pamerituar,+ e gjykoi si diçka të mirë 16 të zbulonte Birin e tij nëpërmjet meje,+ që unë t’u shpallja kombeve+ lajmin e mirë për të, nuk u këshillova menjëherë me mishin dhe gjakun.+ 17 As u ngjita në Jerusalem, tek ata që ishin apostuj para meje,+ por ika në Arabi dhe u ktheva sërish në Damask.+
18 Pastaj, tre vjet më vonë, u ngjita në Jerusalem+ që të vizitoja Kefën+ dhe ndenja me të pesëmbëdhjetë ditë. 19 Por nuk pashë asnjë apostull tjetër, përveç Jakovit,+ vëllait+ të Zotërisë. 20 Për këto që po ju shkruaj, ja, para Perëndisë, nuk po gënjej.+
21 Pastaj shkova+ në viset e Sirisë e të Kilikisë. 22 Mirëpo kongregacionet e Judesë, që ishin në unitet me Krishtin,+ nuk më njihnin si fytyrë. 23 Ato vetëm kishin dëgjuar: «Njeriu që më parë na përndiqte,+ tani po shpall lajmin e mirë për besimin, që më parë donte ta rrënonte.»+ 24 Kështu, ato filluan t’i jepnin lavdi+ Perëndisë për shkakun tim.