Psalmi
Këngë e Davidit si përkujtues.*
3 Prej indinjatës sate, asnjë grimë të shëndetshme në trup s’kam;*
prej mëkatit tim, kockat paqe s’më gjejnë,+
4 sepse fajet si re të zeza mbi kokë më janë grumbulluar,+
si një barrë e rëndë, e tepërt për ta përballuar.
5 Nga kjo marrëzi imja
plagët më janë qelbëzuar dhe kundërmojnë.
6 Jam i brengosur e zemra më ka lëshuar,
gjithë ditën e ditës endem i trishtuar.
8 Jam mpirë i tëri e ndihem krejt i dërrmuar,
ulërij nga rënkimet e kësaj zemre të copëtuar.
9 Çdo dëshirë timen, o Jehova, ti e sheh,
psherëtimat e mia prej teje, jo, unë s’i fsheh.
11 Prej plagëve të mia, të njohur e shokë më mënjanojnë,
miqtë e ngushtë larg më qëndrojnë.
12 Gracka më ngrenë ata që jetën duan të më marrin;
ata që mundohen të më bëjnë keq, flasin për të më rrënuar+
e gjithë ditën e ditës gjithfarë marifetesh rrinë duke sajuar.
14 Jam bërë si ai që nuk dëgjon,
që fjalë s’i del nga goja e veten s’e mbron,
15 se ty, o Jehova, të prita për ndihmë,+
e ti m’u përgjigje, o Jehova, Perëndia im.+
16 Unë thashë: «Për të keqen time, mos gëzofshin,
në më shkaftë këmba, veten mos e lartësofshin.»
20 Të mirën me të keqe ma shpërblyen,
pse përpiqesha të bëja të mirën, kundër meje u kthyen.