Psalmi
Për mjeshtrin e korit; të luhet në jeduthun.*+ Këngë e Davidit.
39 Unë thashë: «Do të bëj kujdes,
që të mos hap gojën e të mëkatoj;+
kur para syve t’i kem të ligjtë.»
as për ndonjë gjë të mirë, zë nuk nxora,
por dhembja në shpirt më mundonte.*
Pastaj hapa gojën dhe thashë:
4 «O Jehova, më ndihmo të kuptoj:
ç’fund më pret? Sa ditë jetë do të kem?+
Më ndihmo të kuptoj sa shpejt ikën kjo jetë.*
Po, sado i sigurt të duket, njeriu s’është veçse avull.+ (Selah)
6 Si hije vjen e shkon njeriu,
rropatet lart e poshtë* për hiçgjë,
mbledh e mbledh pasuri,
pa e ditur kush do t’i gëzojë.+
7 Ndaj, ç’të shpresoj tjetër, o Jehova?
Shpresa ime e vetme je veç ti!
11 Ti e ndreq njeriun duke e ndëshkuar për fajet;+
si mola që bren, ti ia shkatërron çdo gjë që ka për zemër.
Po, çdo njeri s’është veçse avull.+ (Selah)
12 Dëgjoje lutjen time, o Jehova!
Vërja veshin thirrjes sime për ndihmë!+
Mos i shpërfill lotët e mi,
se para teje unë s’jam veçse një i ardhur,+
13 Largoje prej meje vështrimin tënd të egër që të çelem përsëri
para se të largohem e më të mos jem.»