Isaia
29 «Mjerë Arieli,* Arieli, qyteti ku fushoi Davidi!+
Vazhdoni vit pas viti;
mbajini të gjitha festat+ njëra pas tjetrës.
2 Por unë do t’i shkaktoj vuajtje Arielit,+
dhe për të do të qajnë e do të vajtojnë,+
e për mua ai do të jetë si vatër e altarit të Perëndisë.+
3 Unë do të fushoj kundër teje në të gjitha anët,
do të të rrethoj me hunj
dhe do të ngre kundër teje rrethimin.+
Zëri yt do të vijë nga toka+
si zëri i një mediumi,*
dhe fjalët e tua do të dëgjohen si pëshpëritje nga pluhuri.
5 Turma e armiqve* të tu do të bëhet pluhur e hi,+
turma e tiranëve do të bëhet si byku që era e merr tutje.+
Kjo do të ndodhë befas, në një çast.+
6 Jehovai i ushtrive do ta kthejë vëmendjen nga ti për të të çliruar
me bubullima, me tërmete dhe me zhurmë të fortë,
me erë shtrëngate e me furtunë, si dhe me flakën e një zjarri që përpin.»+
7 Atëherë turma e të gjitha kombeve që luftojnë kundër Arielit+
—të gjithë ata që luftojnë kundër tij,
kullat e rrethimit të ngritura kundër tij
dhe ata që i shkaktojnë vuajtje—
do të bëhen veçse një ëndërr, një vegim* nate.
8 Po, do të ndodhë si me një të uritur që ëndërron sikur po ha,
por zgjohet i uritur,*
dhe si me një të etur që ëndërron sikur po pi,
por zgjohet i lodhur dhe i etur.*
Kështu do t’i ndodhë turmës së të gjitha kombeve
që luftojnë kundër malit Sion.+
Verbohuni e mos shihni!+
Ata janë dehur, por jo me verë.
U merren këmbët, por jo nga alkooli.
10 Se Jehovai ju ka futur në një gjumë të thellë;+
ai ka mbyllur sytë tuaj, profetët,+
dhe ka mbuluar kokat tuaja, vegimtarët.+
11 Çdo vegim është për ju si fjalët e një libri të vulosur.+ Kur ia japin librin dikujt që di të lexojë dhe i thonë: «Të lutem, lexoje me zë këtë», ai thotë: «Nuk e lexoj dot, se është i vulosur.» 12 Kur ia japin librin dikujt që nuk di të lexojë dhe i thonë: «Të lutem, lexoje me zë këtë», ai thotë: «Unë s’di të lexoj fare.»
13 Jehovai thotë: «Ky popull më afrohet veçse me fjalë
e më nderon veçse me buzë,+
por zemra e tyre është larguar shumë nga unë,
dhe më adhurojnë duke u bazuar* veçse në urdhërime njerëzish.+
14 Prandaj, unë do të bëj përsëri gjëra të mrekullueshme për këtë popull,+
do të bëj mrekulli pas mrekullie.
15 Mjerë ata që bëjnë çmos t’i fshehin planet* e tyre nga Jehovai.+
Në një skutë të errët i kryejnë veprat e tyre
ndërkohë që thonë: «E kush na sheh?
Kush e di çfarë po bëjmë?»+
A duhet të konsiderohet poçari njësoj si argjila?+
Po diçka e bërë, a duhet të thotë për bërësin e vet:
«Nuk më bëri ai.»+
Po diçka e formuar, a thotë për formuesin e vet:
«Ai s’kupton fare.»+
18 Atë ditë të shurdhrit do t’i dëgjojnë fjalët e librit,
dhe sytë e të verbërve, dikur në terr e në errësirë, do të shohin.+
19 Zemërbutët do të gëzojnë shumë për shkak të Jehovait,
dhe të varfrit do të jenë të gëzuar për shkak të të Shenjtit të Izraelit.+
20 Se tiranit do t’i vijë fundi,
mburracaku do të marrë fund
dhe do të shfarosen të gjithë ata që rrinë gati të bëjnë të keqen,+
21 ata që me gënjeshtra i nxjerrin të tjerët fajtorë,
që ngrenë gracka për atë që bën mbrojtjen* te porta+
dhe që me argumente boshe ia mohojnë drejtësinë të drejtit.+
22 Prandaj Jehovai, ai që shpengoi* Abrahamin,+ i thotë kështu shtëpisë së Jakobit:
23 Se kur të shohë mes tij fëmijët e vet,
veprën e duarve të mia,+
do të shenjtërojnë emrin tim;
po, do të shenjtërojnë të Shenjtin e Jakobit,
dhe do të kenë nderim të thellë për Perëndinë e Izraelit.+
24 Ata që kanë një frymë rebele, do të fitojnë aftësi për të kuptuar,
dhe ata që ankohen, do ta pranojnë udhëzimin.»