Levitiku
21 Jehovai i tha akoma Moisiut: «Thuaju priftërinjve, djemve të Aronit: ‘Askush të mos ndotet për një të vdekur* mes popullit.*+ 2 Por prifti mund të ndotet për një të afërm të ngushtë gjaku: nënën, babanë, djalin, vajzën, vëllanë 3 dhe për të motrën, nëse ishte virgjëreshë që jetonte me të dhe nuk ishte martuar ende. 4 Megjithatë nuk mund të ndotet e të përdhoset për një grua të martuar brenda popullit të tij. 5 Priftërinjë të mos e rruajnë kokën,+ as cepat e mjekrës dhe të mos bëjnë prerje në trup.+ 6 Ata duhet të jenë të shenjtë për Perëndinë e tyre+ e nuk duhet të përdhosin emrin e Perëndisë së tyre,+ sepse ata paraqitin blatimet e bëra me zjarr për Jehovain, bukën* e Perëndisë së tyre, prandaj duhet të jenë të shenjtë.+ 7 Prifti nuk duhet të martohet me një prostitutë,+ as me një grua të çnderuar a të divorcuar nga burri,+ sepse ai është i shenjtë për Perëndinë e tij. 8 Shenjtërojeni,+ sepse ai paraqit bukën e Perëndisë tuaj. Ai duhet të jetë i shenjtë për ju, sepse unë, Jehovai, që po ju shenjtëroj, jam i shenjtë.+
9 Tani, nëse vajza e një prifti humb nderin duke u marrë me prostitucion, ajo çnderon të atin. Duhet të vritet e të digjet në zjarr.+
10 Ai që është kryeprift mes vëllezërve të tij, mbi kokën e të cilit është derdhur vaji i mirosjes+ dhe është emëruar* që të veshë rrobat e tij priftërore,+ të mos e lërë kokën të çrregullt e të mos i shqyejë rrobat.+ 11 Të mos i afrohet asnjë të vdekuri;*+ të mos ndotet as për të ëmën, as për të atin. 12 Të mos dalë nga shenjtërorja e të mos përdhosë shenjtëroren e Perëndisë së vet,+ sepse mbi të është shenja e kushtimit, pra, vaji i mirosjes i Perëndisë së tij.+ Unë jam Jehovai!
13 Ai duhet të martohet me një vajzë të virgjër.+ 14 Ai nuk mund të martohet me një vejushë, me një grua të divorcuar, të çnderuar ose prostitutë, por duhet të marrë për grua një virgjëreshë nga populli i tij. 15 Të mos i çnderojë pasardhësit* e tij mes popullit,+ sepse unë, Jehovai, po e shenjtëroj.’»
16 Më pas Jehovai i tha Moisiut: 17 «Thuaji Aronit: ‘Gjatë tërë brezave, askush nga pasardhësit* e tu të mos afrohet për të paraqitur bukën e Perëndisë së tij nëse ka ndonjë të metë në trup. 18 Të mos afrohet asnjë burrë që ka ndonjë të metë në trup: asnjë i verbër, i çalë, i shfytyruar,* me njërën gjymtyrë të gjatë, 19 me këmbë ose dorë të thyer, 20 kurrizdalë, xhuxh,* i sëmurë nga sytë, me ekzemë a qere ose me testikuj të shtypur.+ 21 Askush nga pasardhësit* e Aronit që ka ndonjë të metë në trup nuk mund të afrohet për t’i paraqitur Jehovait blatimet e bëra me zjarr; ai ka një të metë në trup, prandaj nuk mund të afrohet për të paraqitur bukën e Perëndisë së tij. 22 Mirëpo mund të hajë nga buka e Perëndisë së vet, nga gjërat shumë të shenjta+ dhe nga gjërat e shenjta.+ 23 Ama nuk mund t’i afrohet perdes*+ dhe altarit,+ pasi ka një të metë në trup; ai nuk duhet ta përdhosë shenjtëroren time,+ sepse unë, Jehovai, po i shenjtëroj.’»+
24 Kështu, Moisiu ia tha këto Aronit, djemve të tij dhe tërë izraelitëve.