Josiu
14 Këto janë vendet që morën izraelitët si trashëgimi në vendin e Kananit, të cilin prifti Eleazar, Josiu, biri i Nunit, dhe krerët e shtëpive atërore të fiseve të Izraelit ua dhanë si trashëgimi.+ 2 Nëntë fiseve dhe një gjysmë fisi trashëgimia iu nda me short,+ ashtu si kishte urdhëruar Jehovai me anë të Moisiut.+ 3 Dy fiseve të tjera dhe gjysmës tjetër, Moisiu ua kishte dhënë trashëgiminë matanë* Jordanit.+ Kurse levitëve nuk u dha trashëgimi mes fiseve.+ 4 Pasardhësit e Jozefit u llogaritën si dy fise:+ Manaseu dhe Efraimi.+ Levitët nuk morën pjesë në vend, përveç qyteteve+ ku të banonin, kullotave për bagëtinë dhe gjedhët e tyre.+ 5 Kështu izraelitët e ndanë vendin, siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun.
6 Më pas burrat e Judës iu afruan Josiut në Gilgal,+ dhe Kalebi,+ biri i kenizitit Jefuneh, i tha: «Ti e di mirë çfarë i tha Jehovai+ Moisiut, njeriut të Perëndisë së vërtetë,+ për ty dhe për mua në Kadesh-Barnea.+ 7 Isha 40 vjeç kur Moisiu, shërbëtori i Jehovait, më dërgoi nga Kadesh-Barnea për të vëzhguar vendin,+ dhe kur u ktheva, raportova pa fshehur asgjë.*+ 8 Edhe pse vëllezërit e mi që erdhën me mua ia mpakën zemrën popullit, unë iu binda me gjithë zemër* Jehovait, Perëndisë tim.+ 9 Atë ditë Moisiu m’u betua: ‘Vendi ku ka shkelur këmba jote do të bëhet përgjithnjë trashëgimia jote dhe e bijve të tu, sepse ti i je bindur me gjithë zemër Jehovait, Perëndisë tim.’+ 10 Ja pra, siç premtoi,+ Jehovai më ka ruajtur gjallë+ këta 45 vjet, që kur Jehovai i bëri këtë premtim Moisiut, në kohën kur Izraeli endej nëpër shkretëtirë.+ Sot jam 85 vjeç 11 dhe jam po aq i fortë sa ditën kur Moisiu më nisi për atje. Fuqinë që kisha atëherë e kam edhe tani, si për luftë dhe për çdo punë tjetër. 12 Prandaj më jep këtë rajon malor që premtoi Jehovai atë ditë. E di se atë ditë dëgjove që atje kishte anakimë+ dhe qytete të mëdha e të fortifikuara,+ por pa pikë dyshimi Jehovai do të jetë me mua+ dhe unë do t’i dëboj,* ashtu si premtoi Jehovai.»+
13 Atëherë Josiu e bekoi dhe i dha Hebronin si trashëgimi Kalebit, birit të Jefunehut.+ 14 Ja pse deri sot e kësaj dite Hebroni i takon si trashëgimi Kalebit, birit të kenizitit Jefuneh, sepse iu bind me gjithë zemër Jehovait, Perëndisë së Izraelit.+ 15 Hebroni më parë quhej Kiriat-Arbë+ (Arba ishte një burrë i shquar ndër anakimët). E vendi nuk pati trazira nga lufta.+