Zbulesa
17 Njëri nga shtatë engjëjt që kishin shtatë kupat,+ erdhi e më tha: «Eja dhe do të të tregoj gjykimin e prostitutës së madhe,+ që rri ulur mbi shumë ujëra.+ 2 Me të u kurvëruan mbretërit e tokës,+ kurse ata që banojnë në tokë, u dehën me verën e kurvërimit të saj.»+
3 Me anë të fuqisë së frymës,+ ai më mori me vete në shkretëtirë. Unë pashë një grua që rrinte ulur mbi një bishë+ me ngjyrë të kuqe të ndezur, e cila ishte plot me emra blasfemues,+ dhe kishte shtatë koka+ e dhjetë brirë. 4 Gruaja ishte e veshur me të purpurt+ e me të kuqe të ndezur,+ dhe ishte e stolisur me ar, me gurë të çmuar e margaritarë.+ Kishte në dorë një kupë prej ari+ plot me gjëra të neveritshme+ dhe me ndyrësitë e kurvërimit të saj.+ 5 Mbi ballin e saj ishte shkruar një emër, një mister:+ «Babilonia e Madhe, nëna e prostitutave+ dhe e gjërave të neveritshme të tokës».+ 6 Unë pashë që gruaja ishte dehur me gjakun+ e të shenjtëve dhe me gjakun e dëshmitarëve të Jezuit.+
E pra, kur e pashë, shtanga i çuditur.+ 7 Engjëlli më tha: «Pse çuditesh? Unë do të të tregoj misterin e gruas+ dhe të bishës që e mban, e cila ka shtatë koka e dhjetë brirë:+ 8 bisha që pe, ishte,+ por nuk është, e megjithatë është gati të ngjitet nga humnera.+ Atë e pret shkatërrimi. Kur të shohin se si bisha ishte, por nuk është, e megjithatë do të jetë e pranishme, ata që banojnë në tokë, do të admirojnë të mahnitur, por, që nga themelimi i botës,+ emrat e tyre nuk janë të shkruar në rrotullën e jetës.+
9 Këtu duhet zgjuarsi dhe mençuri:+ shtatë kokat+ përfaqësojnë shtatë male,+ sipër të cilave ulet gruaja. 10 Mbretërit janë shtatë: pesë kanë rënë,+ njëri është,+ e tjetri nuk ka mbërritur ende,+ por kur të mbërrijë, do të mbetet për pak kohë.+ 11 Bisha që ishte, por që nuk është,+ është edhe ajo një mbret i tetë, por vjen nga të shtatët dhe e pret shkatërrimi.
12 Kurse dhjetë brirët që pe, përfaqësojnë dhjetë mbretër,+ të cilët ende nuk kanë marrë ndonjë mbretëri, por do të marrin autoritet si mbretër vetëm për një orë bashkë me bishën. 13 Këta kanë një mendim, e kështu fuqinë dhe autoritetin e tyre ia japin bishës.+ 14 Këta do të luftojnë me Qengjin,+ por, meqë është Zotëri i zotërinjve dhe Mbret i mbretërve,+ Qengji do t’i mundë,+ e po kështu edhe të thirrurit, të zgjedhurit dhe të besueshmit që janë me të.»+
15 Ai më tha: «Ujërat që pe, ku rri ulur prostituta, përfaqësojnë popuj, turma, kombe dhe gjuhë.+ 16 Dhjetë brirët+ që pe dhe bisha,+ do ta urrejnë prostitutën.+ Ata do ta shkretojnë e do ta lënë lakuriq. Do të hanë mishrat e saj e do ta djegin krejtësisht me zjarr.+ 17 Sepse Perëndia u shtiu në zemër, që ata të përmbushin mendimin e tij,+ madje edhe mendimin e tyre, duke i dhënë bishës mbretërinë e tyre,+ derisa të plotësohen fjalët e Perëndisë.+ 18 Kurse gruaja+ që pe, përfaqëson qytetin e madh, që mbretëron mbi mbretërit e tokës.»+