9 Nga Jakobi do të nxjerr një pasardhës+ dhe nga Juda atë që do të trashëgojë malet e mia.+ Të zgjedhurit e mi do ta shtien në dorë atë vend+ dhe shërbëtorët e mi do të banojnë atje.+
3 Unë do të mbledh mbetjen e deleve të mia nga të gjitha vendet ku i kisha shpërndarë+ dhe do t’i kthej në kullotën e vet.+ Ato do të jenë pjellore dhe do të shtohen shumë.+
3 Sepse Jehovai thotë: ‘Ja, po vijnë ditët kur do t’i mbledh robërit e popullit tim, Izraelit e Judës,+—thotë Jehovai,—dhe do t’i kthej në vendin që u dhashë paraardhësve të tyre, e ata do ta shtien në dorë përsëri.’”»+
17 Prandaj, thuaj: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Unë do t’ju mbledh nga popujt dhe nga vendet ku jeni shpërndarë dhe do t’ju jap tokën e Izraelit.+
25 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Kur të mbledh shtëpinë e Izraelit nga popujt ku ishte shpërndarë,+ unë do të shenjtërohem mes tyre në sytë e kombeve.+ Ata kanë për të banuar në tokën+ që i dhashë shërbëtorit tim, Jakobit.+
14 Unë do t’i kthej robërit e popullit tim, Izraelit,+ të cilët do të ndërtojnë qytetet e kthyera në gërmadha e do të banojnë në to,+ do të mbjellin vreshta e do të pinë verën e tyre dhe do të punojnë kopshtet e do të hanë frytet e tyre.+