3 I thoni mbarë asamblesë së Izraelit: ‘Ditën e dhjetë të këtij muaji, secili të marrë një nga të vegjlit e bagëtisë së imët,+ sipas shtëpive të të parëve, një për çdo shtëpi.
7 Ai ishte nën një shtypje të madhe+ dhe pranoi ta mundonin,+ megjithatë nuk e hapi gojën. Po e çonin si delen në thertore.+ Si delja që s’nxjerr zë para qethësit, ai nuk e hapi gojën.+
6 Afër fronit+ dhe mes katër krijesave të gjalla dhe pleqve,+ pashë një qengj+ që qëndronte atje dhe ngjante si i therur.+ Ai kishte shtatë brirë dhe shtatë sy. Këta sy përfaqësojnë shtatë frymërat+ e Perëndisë, që janë dërguar në mbarë tokën.