Isaia
53 Kush tregoi besim tek ajo që dëgjoi nga ne?+ Kujt iu shfaq+ krahu i Jehovait?+ 2 Ai do të mbijë si një filiz,+ po, si një rrënjë në një vend të thatë. Nuk do të ketë as paraqitje madhështore dhe as shkëlqim.+ Kur ta shohim, nuk do të ketë pamje tërheqëse.+
3 Njerëzit e përbuzën dhe e mënjanuan.+ Ai ishte bërë që të mbante dhembjet dhe të dinte se ç’ishin sëmundjet.+ Ne nuk i hodhëm as sytë.+ E përbuzëm dhe nuk e çmuam aspak.+ 4 Ai mori mbi vete sëmundjet tona+ dhe mbajti dhembjet tona.+ Por ne e pamë sikur Perëndia ta kishte ndëshkuar,+ qëlluar+ dhe munduar.+ 5 Megjithatë atë e shpuan+ për shkeljet tona+ dhe e shtypën për fajet tona.+ Mori mbi vete ndëshkimin, që ne të kishim paqe+ dhe falë plagëve të tij,+ ne jemi shëruar.+ 6 Ne të gjithë ishim hallakatur si dele.+ Secili nga ne ndiqte rrugën e vet dhe Jehovai bëri që faji që kemi bërë ne të gjithë të binte mbi të.+ 7 Ai ishte nën një shtypje të madhe+ dhe pranoi ta mundonin,+ megjithatë nuk e hapi gojën. Po e çonin si delen në thertore.+ Si delja që s’nxjerr zë para qethësit, ai nuk e hapi gojën.+
8 Atë e larguan me dhunë, duke i mohuar gjykimin e drejtë.+ Kush do të merret me hollësitë e prejardhjes* së tij?+ Atë e hoqën+ nga vendi i të gjallëve+ dhe e goditën+ për shkak të shkeljeve të popullit tim.+ 9 Kur të vdesë, varri i tij do të jetë mes të ligjve+ dhe të pasurve,+ ndonëse nuk kishte bërë asnjë dhunim+ dhe nga goja e tij s’kishte dalë asnjë mashtrim.+
10 Por ty, o Jehova, të pëlqeu që ai të dërrmohej+ dhe të ligështohej.+ Nëse ti e cakton shpirtin e tij si blatim për fajin,+ ai do të shohë pasardhës,+ do t’i zgjaten ditët+ dhe ajo që të pëlqen ty,+ o Jehova, do të përmbushet nga duart e tij.+ 11 Sepse ai do të shohë frytin e mundimit të shpirtit të tij+ dhe do të kënaqet.+ «Me anë të njohurisë së tij, i drejti, shërbëtori im,+ do të bëjë që shumë njerëz të konsiderohen të drejtë+ dhe do të mbajë mbi vete fajet e tyre.+ 12 Prandaj, do t’i jap një pjesë mes shumë të tjerëve+ dhe ai do ta ndajë plaçkën me të fuqishmit,+ sepse e zbrazi shpirtin e tij deri në vdekje+ dhe u llogarit si shkelës.+ Ai mbajti mëkatin e shumë njerëzve+ dhe ndërmjetësoi në favor të shkelësve.»+