Isaia
20 Vitin që tartani,* i dërguar nga Sargoni, mbreti i Asirisë, vajti në Ashdod,+ luftoi kundër tij dhe e pushtoi,+ 2 Jehovai tha nëpërmjet Isaisë,+ birit të Amozit: «Shko, hiqe copën e thesit* nga mesi dhe hiqi sandalet nga këmbët.» Ai bëri kështu dhe ecte lakuriq* e i zbathur.
3 Pastaj Jehovai tha: «Ashtu si shërbëtori im, Isaia, eci lakuriq e i zbathur për tre vjet, si shenjë+ e paralajmërim kundër Egjiptit+ dhe Etiopisë,+ 4 kështu do t’i marrë mbreti i Asirisë robërit e Egjiptit+ dhe të mërguarit e Etiopisë—djemtë dhe të moshuarit—lakuriq, të zbathur dhe vithezhveshur, për turp të Egjiptit.* 5 Ata do të tmerrohen dhe do t’u vijë turp për Etiopinë, shpresën e tyre, si dhe për Egjiptin, krenarinë e tyre.* 6 Atë ditë, banorët e këtij vendi bregdetar do të thonë: ‘Ja çfarë i ndodhi shpresës sonë, tek e cila nxituam për të kërkuar ndihmë e çlirim nga mbreti i Asirisë! Si do të shpëtojmë tani?’»