Habakuku
3 Lutja e profetit Habakuk me këngë të përvajshme:*
2 O Jehova, kam dëgjuar çfarë flitet për ty.
Vepra jote më mrekullon, o Jehova.
Gjallëroje veprën tënde në kohën e duhur!*
Bëje të njohur në kohën e duhur!*
Kujtohu, të lutem, të tregosh mëshirë gjatë trazirës.+
Madhështia e tij mbuloi qiejt+
dhe toka u mbush me lavdinë e tij.
Dy rreze vezulluese i dilnin nga duart,
te të cilat fshihej forca e tij.
6 Ai u ndal, dhe toka u tmerrua.+
Nga vështrimi i tij, kombet u drodhën.+
Malet e përjetshme u thërrmuan,
kodrat e lashta u gjunjëzuan.+
Udhët e lashtësisë i përkasin atij.
8 Mos vallë kundër lumenjve, o Jehova,
mos vallë kundër lumenjve të është ndezur zemërimi?
Mos të është ndezur furia kundër detit?+
9 Ti e ke nxjerrë harkun dhe e ke bërë gati.
Shtizat* janë gati të kryejnë caktimin e tyre sipas një betimi.* (Selah)
Me lumenj e ndave tokën.
10 Kur të panë, malet u përpëlitën nga dhembjet.+
Një rrebesh vërshoi përmes vendit.
11 Dielli dhe hëna u ndalën në banesën e tyre madhështore.+
Shigjetat e tua dolën si drita.+
Vetëtima e heshtës sate të verbonte.
12 Marshove përmes tokës i indinjuar.
Kombet i shkele* i zemëruar.
13 Dole për të çliruar popullin tënd, për të shpëtuar të mirosurin* tënd.
E thërrmove prijësin* e shtëpisë së të ligjve,
e cila u shkatërrua nga themeli deri te maja.* (Selah)
Gëzonin tej mase kur i ngrinin pritë të munduarit dhe e gllabëronin.
15 Mes për mes detit shkele me kuajt e tu,
po, mes për mes ujërave të trazuara e të paana.
Kalbësira hyri në kockat e mia+
dhe leqet e këmbëve m’u drodhën.
Por do ta pres me qetësi ditën e vuajtjes,+
sepse ajo po vjen kundër popullit që na sulmon.
17 Fiku mund të mos lulëzojë
dhe hardhitë të mos japin fryt;
ullinjtë mund të mos prodhojnë
dhe fushat* të mos japin fare ushqim;
kopeja mund të zhduket nga vatha
dhe të mos ketë asnjë gjedh në kasolle,
18 prapëseprapë unë do të ngazëlloj falë Jehovait,
do të gëzoj falë Perëndisë së shpëtimit tim.+
19 Zotëria Sovran Jehova është forca ime.+
Ai do t’i bëjë këmbët e mia si të drenushave
dhe do të më bëjë të shkel në vende të larta.+
Për mjeshtrin e korit; me instrumentet e mia me tela.