Jeremia
2 Jehovai më drejtoi këtë fjalë: 2 «Shko dhe shpalli Jerusalemit: “Kështu thotë Jehovai:
‘E kujtoj mirë përkushtimin* tënd gjatë rinisë sate,+
dashurinë që më tregoje kur ishe e fejuar,+
se si më ndiqje në shkretëtirë,
në një vend të pambjellë.’+
‘Cilido që përpiqej ta gllabëronte, bëhej me faj
dhe e priste e zeza,—thotë Jehovai.’”»+
4 Dëgjoni fjalën e Jehovait, o shtëpi e Jakobit,
e të gjitha ju, o familje të shtëpisë së Izraelit!
5 Kështu thotë Jehovai:
«Ç’faj gjetën tek unë paraardhësit tuaj,+
që u larguan aq shumë prej meje
dhe shkuan pas idhujve të kotë+ e u bënë edhe vetë të kotë?+
6 Ata nuk thanë: ‘Të kërkojmë me ngulm Jehovain,*
atë që na nxori nga vendi i Egjiptit,+
që na priu në shkretëtirë,
në një vend të shkretë+ e me gropa,
në një vend të zhuritur+ e që dergjet në terr,
në një vend ku nuk shkel këmbë njeriu,
në një vend ku s’banon kush.’
Por, pasi hytë në vendin tim, ju e ndotët;
e bëtë trashëgiminë time diçka të neveritshme.+
8 Priftërinjtë nuk thanë: ‘Të kërkojmë me ngulm Jehovain.’*+
Ata që merreshin me ligjin, nuk më njohën,
kurse barinjtë u rebeluan kundër meje.+
Profetët profetizuan në emër të Baalit+
e rendën pas atyre që nuk mund të sillnin dobi.
9 Prandaj unë do t’ju padit përsëri,+—thotë Jehovai.
Do të ngre padi edhe kundër bijve të bijve tuaj.
10 Kaloni në viset bregdetare* të kititëve+ dhe shihni.
Po, dërgoni njerëz në Kedar+ dhe mendohuni mirë.
Shihni nëse ka ndodhur një gjë si kjo.
11 Cili komb i ka këmbyer perënditë e veta me të tjera që në të vërtetë nuk janë perëndi?!
E megjithatë populli im e ka këmbyer lavdinë time me diçka që s’vlen për gjë.+
12 Shtanguni prej kësaj, o qiej;
dridhuni nga tmerri,—thotë Jehovai.
13 Se populli im ka bërë dy gjëra të këqija:
më ka braktisur mua, burimin e ujit të jetës,*+
dhe ka gërmuar* për vete sterna,*
sterna të prishura që s’mund të mbajnë ujë.
14 Mos është Izraeli një shërbëtor a skllav i lindur në shtëpi?
Pse e kanë plaçkitur atëherë?
Ata e bënë vendin e tij objekt llahtarie.
Qyteteve u kanë vënë zjarrin, që atje të mos banojë askush.
16 Njerëzit e Nofit*+ e të Tafnesit+ do të të rrënojnë!*
17 A nuk ia bëre vetes këtë gjë,
duke braktisur Jehovain, Perëndinë tënd,+
ndërkohë që të printe udhës?
19 Ligësia jote duhet të të ndreqë
dhe pabesitë e tua duhet të të korrigjojnë.
Dije dhe kuptoje sa gjë e keqe
e sa e hidhur është+ të braktisësh Jehovain, Perëndinë tënd;
ti nuk më ke nderuar thellësisht,*+—thotë Zotëria Sovran, Jehovai i ushtrive.
20 Kohë më parë unë ta theva zgjedhën,+
t’i këputa vargonjtë,
megjithatë ti the: ‘S’do të të shërbej.’
Në fakt mbi çdo kodër të lartë dhe nën çdo pemë të harlisur+
u shtrive sa gjatë gjerë dhe e shite veten si prostitutë.+
21 Unë të kisha mbjellë si rrush të kuq të zgjedhur,+ i tëri farë e mirë.
Si ka mundësi që u shndërrove në bisqe të prishura të një hardhie të egër para meje?+
22 Edhe sikur të laheshe me sodë* dhe të përdorje shumë finjë,*
faji yt do të mbetej si njollë para meje,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.
23 Si mund të thuash: ‘Nuk jam ndotur,
nuk kam ndjekur Baalët.’
Pa shih udhën tënde në luginë.
Shiko ç’ke bërë.
Ti je si një deve e re dhe e shpejtë,
që vrapon kot më kot sa andej këtej.
24 Je si një gomaricë e egër e mësuar me shkretëtirën.
Kur është në afsh e nuhat erën.
Kush mund ta mbajë në periudhën e çiftimit?
Të gjithë ata që e kërkojnë, nuk do të rraskapiten,
sepse do ta gjejnë në periudhën* e saj.
25 Mos lër që të të zbathen këmbët
dhe të të thahet fyti.
Por ti the: ‘Është e kotë!+
26 Ashtu siç turpërohet hajduti kur e kapin,
po kështu është turpëruar shtëpia e Izraelit,
ata, mbretërit, princat,
priftërinjtë e profetët e tyre.+
Kurse mua më kthejnë shpinën.*+
Por kur të jenë në ditë të keqe, do të luten:
‘Hajde, na shpëto!’+
28 Ku janë perënditë që bëre?+
Të vijnë e të të shpëtojnë, nëse munden, kur të jesh në ditë të keqe;
sepse perënditë e tua janë aq të shumta sa qytetet e tua, o Judë!+
29 Pse vazhdoni të ngrini akuza kundër meje?
Pse jeni rebeluar të gjithë kundër meje?+—thotë Jehovai.
30 Më kot i kam goditur bijtë tuaj.+
Ata nuk kanë pranuar të disiplinoheshin.*+
Vetë shpata juaj i gllabëroi profetët tuaj,+
si një luan grabitqar.
31 O brez, merreni parasysh fjalën e Jehovait!
Mos jam bërë për Izraelin si një shkretëtirë
ose një vend me terr mbytës?
Pse populli im thotë: ‘Do të sorollatemi ku të duam
e nuk do të kthehemi më te ti.’+
E megjithatë, populli im më ka harruar prej kohësh.+
33 Sa me mjeshtëri, o grua, e ke përgatitur udhën për të kërkuar dashurinë!
Ti je stërvitur në udhët e ligësisë.+
34 Edhe rrobat e tua janë njollosur me gjakun e pafajshëm të njerëzve të varfër.+
Ndonëse nuk i pashë të plaçkitnin shtëpinë tënde,
në të gjitha rrobat e tua ka njolla gjaku.+
35 Por ti thua: ‘Jam e pafajshme.
Me siguri ai nuk është më i zemëruar me mua.’
Tani unë do të sjell gjykimin kundër teje,
ngaqë thua: ‘Nuk kam mëkatuar.’
36 Pse e shpërfill kaq lehtë udhën tënde të paqëndrueshme?