Letra e parë drejtuar korintasve
1 Pavli, i thirrur që të jetë apostull+ i Jezu Krishtit falë vullnetit të Perëndisë, dhe vëllai ynë Sosteni, 2 drejtuar kongregacionit* të Perëndisë në Korint,+ juve që jeni shenjtëruar* në unitet me Krishtin Jezu+ dhe jeni thirrur për të qenë të shenjtë,* bashkë me të gjithë ata që në çdo vend po thërrasin e po tregojnë besim tek emri i Zotërisë tonë Jezu Krisht,+ Zotëri i tyre dhe yni:
3 Mirësia e pamerituar* dhe paqja nga Perëndia, Ati ynë, si edhe nga Zotëria Jezu Krisht, qofshin me ju!
4 E falënderoj gjithmonë Perëndinë tim për ju kur mendoj për mirësinë e pamerituar që ju ka treguar me anë të Krishtit Jezu. 5 E ngaqë jeni në unitet me Krishtin, Ai ju ka pasuruar në çdo gjë, ju ka aftësuar plotësisht që të shpallni fjalën e tij dhe ju ka dhënë njohuri të plotë,+ 6 sikurse jua ka rrënjosur thellë në zemër dëshminë për Krishtin,+ 7 që të mos ju mungojë asnjë dhuratë, ndërsa pritni me zjarr kohën kur të zbulohet Zotëria ynë Jezu Krisht.+ 8 Gjithashtu, Perëndia do t’ju bëjë të patundur deri në fund, që të jeni të lirë nga çdo akuzë në ditën e Zotërisë tonë Jezu Krisht.+ 9 Besnik është Perëndia+ që ju thirri të ishit në unitet* me Birin e tij, Jezu Krishtin, Zotërinë tonë.
10 Tani, vëllezër, ju nxit në emër të Zotërisë tonë Jezu Krisht, që të keni unitet fjale e të mos keni përçarje,+ por të jeni plotësisht të bashkuar, në një mendje dhe në një linjë arsyetimi.+ 11 Në fakt, vëllezër, disa nga shtëpia e Kloes më kanë treguar se mes jush ka debate. 12 E kam fjalën se çdonjëri nga ju thotë: «Unë i përkas Pavlit», «unë Apolit»,+ «unë Kefës»,* «unë Krishtit». 13 A është i ndarë Krishti? Mos u ekzekutua Pavli në shtyllë për ju? Apo ndoshta u pagëzuat në emër të Pavlit? 14 Falënderoj Perëndinë që nuk pagëzova asnjë nga ju, përveç Krispit+ dhe Gajit,+ 15 që askush të mos thotë se u pagëzuat në emrin tim. 16 Kam pagëzuar edhe ata të shtëpisë së Stefanait,+ por nuk di të kem pagëzuar dikë tjetër, 17 sepse Krishti nuk më dërgoi të pagëzoja, por të shpallja lajmin e mirë;+ dhe ta bëja këtë jo me fjalë “të mençurish”, që vdekja e Krishtit në shtyllën e torturës* të mos dilte e kotë.
18 Faktikisht, mesazhi për vdekjen e Krishtit në shtyllën e torturës* është marrëzi për ata që po marrin fund,+ por për ne që po shpëtojmë, është tregues i fuqisë së Perëndisë,+ 19 sepse është shkruar: «Do t’i jap fund mençurisë së të mençurve dhe do ta hedh poshtë zgjuarsinë e intelektualëve.»+ 20 Ku janë të mençurit? Ku janë skribët?* Ku janë debatuesit e kësaj bote?* A nuk e bëri Perëndia të marrë mençurinë e botës? 21 Ngaqë i besoi mençurisë së vet, bota nuk arriti ta njohë Perëndinë,+ e kështu Perëndia me mençurinë e tij+ e pa të udhës që, nëpërmjet “marrëzisë”+ së mesazhit që predikohet, të shpëtojë ata që besojnë.
22 E ndërkohë që judenjtë kërkojnë shenja+ dhe grekët mençuri, 23 ne predikojmë për Krishtin që u ekzekutua në shtyllë, që për judenjtë është shkak pengese, kurse për kombet marrëzi.+ 24 Megjithatë, për të thirrurit, judenj a grekë qofshin, Krishti është tregues i fuqisë dhe i mençurisë së Perëndisë,+ 25 sepse një “gjë e marrë” e Perëndisë, është më e mençur se njerëzit, dhe një “gjë e dobët” e Perëndisë, është më e fortë se njerëzit.+
26 Ju e shihni, vëllezër, që në rastin tuaj Perëndia nuk thirri shumë të mençur nga pikëpamja njerëzore,*+ as shumë të fuqishëm dhe as shumë nga familje fisnike.*+ 27 Por Perëndia zgjodhi gjërat e marra të botës, që të turpëronte të mençurit. Perëndia zgjodhi gjërat e dobëta të botës, që të turpëronte gjërat e forta.+ 28 Perëndia zgjodhi gjërat e papërfillshme të botës dhe gjërat e përçmuara, gjërat që nuk janë, që të asgjësonte gjërat që janë,+ 29 që askush* të mos mburret para Perëndisë. 30 Po, vetëm falë tij ju jeni në unitet me Krishtin Jezu, i cili na zbuloi mençurinë dhe drejtësinë e Perëndisë.+ E nëpërmjet Krishtit mund të shenjtërohemi+ dhe falë shpërblesës që pagoi ai, mund të çlirohemi.+ 31 Prandaj siç është shkruar: «Ai që mburret, le të mburret për Jehovain.»*+