Psalmi
91 Ai që banon në vendin e fshehtë të Më të Lartit,+
do të gjejë strehë nën hijen e krahëve të të Plotfuqishmit.+
3 Vërtet, ai do të të çlirojë nga laku i gjahtarit të zogjve,
do të të shpëtojë nga murtaja vdekjeprurëse.
Besnikëria e tij+ do të jetë si një mburojë e madhe,+ si një mur* mbrojtës.
5 Asnjë tmerr i natës nuk do të të frikësojë,+
as shigjeta që endet lart e poshtë ditën,+
6 as murtaja që të përgjon në terr,
as shkatërrimi që bën kërdinë në mes të ditës.
7 Një mijë do të bien në krahun tënd
e dhjetë mijë në të djathtën tënde,
por ty vetë nuk do të të ndodhë asgjë.+
8 Ke për ta parë me sytë e tu
kur të ndëshkohen* të ligjtë,
9 sepse ke thënë: «Jehovai është streha ime»,
10 Asnjë e keqe nuk do të të bjerë,+
asnjë plagë nuk do t’i afrohet tendës sate,
11 sepse ai do t’u japë urdhër engjëjve të vet+ për ty,
që të të ruajnë në çdo udhë tënden.+
15 Ai do të më thërrasë, e unë do t’i përgjigjem.+
Kur të jetë në hall, unë do t’i rri pranë,+
do ta shpëtoj e do t’i jap lavdi.