Naumi
1 Shpallje kundër Ninevisë.+ Libri i vegimit* të Naumit,* elkoshitit:
2 Jehovai është një Perëndi që kërkon t’i përkushtohesh vetëm atij+ e që hakmerret;
Jehovai hakmerret dhe është gati ta shfryjë zemërimin e tij të furishëm.+
Jehovai hakmerret kundër armiqve të tij
dhe e ruan zemërimin e furishëm për kundërshtarët e vet.
3 Jehovai nuk zemërohet shpejt+ dhe ka shumë fuqi,+
por Jehovai nuk e kursen kurrsesi ndëshkimin e merituar.+
Prej hapave të tij fryjnë erëra e stuhi shkatërruese,
dhe retë ngrihen si pluhur nën këmbët e tij.+
Bashani dhe Karmeli vyshken,+
lulet e Libanit fishken.
Toka do të tundet nga prania e tij,
e po ashtu gjithësia me tërë banorët e saj.+
6 Kush mund t’i bëjë ballë indinjatës së tij?+
Kush mund t’i mposhtë flakët e zemërimit të tij?+
Furinë do ta derdhë si zjarr,
dhe shkëmbinjtë do të thërrmohen për shkak të tij.
7 Jehovai është i mirë,+ një kala në ditë vuajtjesh.+
Ai u kushton vëmendje atyre* që kërkojnë strehë tek ai.+
9 E ç’plane mund të thurin kundër Jehovait?!
Ai do t’i shfarosë krejt,
e s’do t’i duhet të vërë dorë për së dyti.+
10 Ndonëse janë si gjemba të ngatërruar
dhe të dehur nga madhështia si me birrë,*
ninevitët do të zhuriten si kashta e thatë.
11 Nga ti do të dalë dikush që thur të liga kundër Jehovait,
dikush që jep këshilla të kota.
12 Ja ç’thotë Jehovai:
«Le të jenë plot forcë e le të jenë shumë,
prapëseprapë do të kositen e do të marrin fund.*
Unë të kam munduar,* por nuk do të të mundoj më.
‘Emri do të të shuhet krejt!
Do t’i zhduk shëmbëlltyrat e gdhendura dhe statujat prej metali* nga tempulli* i perëndive të tua.
Do të të hap një varr, sepse ti të ngjall përbuzje.’
Kremtoji festat e tua,+ o Judë, mbaji zotimet e tua,
sepse të ligjtë* nuk do të të pushtojnë më kurrë.
Ata do të shuhen fare.»