Sofonia
3 Mjerë ti, o qytet rebel, i ndotur dhe shtypës!+
2 Nuk iu binde zërit që të foli,+ nuk e pranove disiplinën.*+
Nuk pate besim te Jehovai.+ Nuk iu afrove Perëndisë tënd.+
3 Princat e tu janë si luanë që ulërijnë.+
Gjykatësit e tu janë si ujqërit e natës;
nuk lënë asnjë kockë për të brejtur gjer në mëngjes.
4 Profetët e tu janë të pacipë e të pabesë.+
5 Jehovai është i drejtë mes teje;+ nuk bën padrejtësi.
Ai i shpall vendimet gjyqësore mëngjes për mëngjes,+
si drita e agimit që kurrë nuk mungon.
E megjithatë i padrejti nuk e di ç’është turpi.+
6 «Kombet i shfarosa. Kullat e tyre në qoshe të mureve u shkretuan.
Rrugët e tyre i shkretova që askush të mos kalojë nëpër to.
Qytetet e tyre u bënë rrënoja, pa asnjë njeri, pa asnjë banor.+
Do t’i kërkoj llogari* për të gjitha këto.
Por ata mezi pritnin të silleshin pandershmërisht.»+
8 Jehovai thotë: «Prandaj, më pritni,*+
deri ditën kur të ngrihem për të plaçkitur,*
sepse vendimi im gjyqësor është të mbledh kombet, të mbledh mbretëritë,
që të derdh mbi to indinjatën time, gjithë zemërimin tim të zjarrtë,+
sepse zjarri i zellit tim do të përpijë tërë tokën.+
9 Në atë kohë do t’ua ndryshoj gjuhën popujve në një gjuhë të kulluar,
që të gjithë të thërrasin emrin e Jehovait
10 Që nga rajoni i lumenjve të Etiopisë,
ata që më përgjërohen, pra, të shpërndarët e mi, do të më sjellin një dhuratë.+
11 Atë ditë nuk do të turpërohesh
për të gjitha veprimet me të cilat u rebelove kundër meje,+
sepse unë do të heq nga gjiri yt ata që mburren gjithë fodullëk,
e ti nuk do të jesh më kurrë fodull në malin tim të shenjtë.+
12 Do të lë në gjirin tënd një popull të përulur e të thjeshtë,+
që do të gjejë strehë tek emri i Jehovait.
13 Ata që kanë mbetur nga Izraeli,+ s’do të bëjnë padrejtësi,+
s’do të thonë gënjeshtra e në gojën e tyre s’do të gjendet gjuhë mashtruese;
do të ushqehen* e do të pushojnë dhe askush s’do t’i trembë.»+
14 Lësho britma të gëzuara, o bijë e Sionit!
Brohorit triumfues, o Izrael!+
Gëzo e ngazëllo me gjithë zemër, o bijë e Jerusalemit!+
15 Jehovai e hoqi gjykimin e tij kundër teje.+
Ai e largoi armikun tënd.+
Mbreti i Izraelit, Jehovai, është mes teje.+
Ti nuk do t’i frikësohesh më së keqes.+
16 Atë ditë Jerusalemit do t’i thuhet:
«Mos ki frikë, o Sion.+
Të mos të lëshojë zemra.*
Do të ngazëllojë për ty.+
Dashuria që ka për ty, do t’i sjellë kënaqësi.*
Do të gëzojë për ty me britma lumturie.
18 Unë do t’i mbledh ata që u hidhëruan ngaqë nuk morën pjesë në festat e tua.+
Ata ndodheshin larg teje, sepse mbanin mbi vete poshtërimin.+
19 Ja, në atë kohë, unë do të veproj kundër të gjithë atyre që të shtypin.+
Falë meje do të fitojnë lavdi dhe një emër*
në tërë vendin ku u turpëruan.
20 Në atë kohë do t’ju kthej në vendin tuaj,
po, do t’ju mbledh së bashku.