Proverbat
8 A nuk po thërret mençuria?
A nuk po e ngre zërin aftësia dalluese?+
5 Ju të papërvojë, fitoni mendjemprehtësi!+
Ju të pamend, fitoni një zemër që kupton!
6 Dëgjoni, sepse ajo që them, është e rëndësishme,
dhe buzët e mia thonë atë që është e drejtë.
7 Goja ime e pëshpërit ëmbël të vërtetën,
dhe buzët e mia e urrejnë ligësinë.
8 Gjithë fjalët e gojës sime janë të drejta,
asnjë prej tyre nuk është e shtrembër a dredharake.
9 Ato janë të qarta për këdo që ka aftësi dalluese,
janë të drejta për ata që kanë fituar njohuri.
10 Zgjidhni disiplinën time në vend të argjendit,
zgjidhni njohurinë në vend të arit më të mirë,+
11 sepse mençuria është më e mirë se koralet*
dhe çdo gjë e dëshirueshme nuk krahasohet dot me të.
12 Unë, mençuria, banoj bashkë me mendjemprehtësinë;
kam fituar njohuri dhe kam mësuar aftësinë për të menduar mirë.+
13 Të kesh nderim të thellë për Jehovain,* do të thotë të urresh të keqen.+
Unë e urrej fodullëkun, krenarinë,+ udhën e ligë dhe të folurin e shtrembër.+
16 Falë meje, princat vazhdojnë të sundojnë
dhe fisnikët gjykojnë me drejtësi.
19 Fryti im është më i mirë se ari, madje edhe se ari i rafinuar,
dhe dhuratat e mia janë më të mira se argjendi i zgjedhur.+
20 Unë eci në shtegun e ndershmërisë,
mes shtigjeve të drejtësisë.
21 Atyre që më duan, u jap një trashëgimi të pasur
dhe ua mbush depot plot e përplot.
22 Jehovai më bëri, dhe unë jam fillimi i krijimit të tij,+
arritja e tij më e hershme, që në lashtësi.+
25 Erdha në dritë para se të vendoseshin malet,
para se të ishin kodrat,
26 kur ai ende s’kishte bërë tokën,
fushat e saj a plisat e parë të dheut.
27 Kur ai bëri qiejt,+ unë isha atje;
kur përcaktoi horizontin* mbi sipërfaqen e ujërave,+
28 kur vendosi* retë atje lart,
kur bëri burimet e ujërave të thella,
29 kur nxori një dekret për detin,
që ujërat të mos shkonin përtej asaj që urdhëroi ai,+
kur hodhi themelet e tokës,
Ditë pas dite isha kënaqësia e tij më e madhe,+
dhe unë gëzohesha në prani të tij gjithë kohës;+
31 gëzohesha me tokën, të cilën e bëri që të banohej,
dhe kisha veçanërisht për zemër bijtë e njerëzve.*
32 E tani, më dëgjoni bijtë e mi;
po, të lumtur janë ata që ecin në udhët e mia.