Sipas Markut
4 Ai nisi t’i mësonte përsëri njerëzit buzë detit dhe një turmë shumë e madhe iu mblodh pranë. Prandaj hipi në një varkë dhe u ul në të, larg bregut, kurse e gjithë turma qëndroi në breg, buzë detit.+ 2 Kështu ai filloi t’u mësonte shumë gjëra me ilustrime+ dhe, teksa i mësonte, u tha:+ 3 «Dëgjoni! Një mbjellës doli për të mbjellë.+ 4 Ndërsa po mbillte, disa fara ranë përgjatë rrugës, dhe zogjtë vajtën e i hëngrën. 5 Të tjera ranë në një vend shkëmbor, ku nuk kishte shumë dhé, prandaj mbinë menjëherë, sepse toka nuk ishte e thellë.+ 6 Por, kur lindi dielli, bimët e njoma u zhuritën dhe, meqë s’kishin rrënjë, u thanë. 7 Disa fara të tjera ranë mes gjembave, të cilët u rritën e i mbytën, prandaj ato nuk dhanë fryt.+ 8 Kurse disa të tjera ranë në tokë të mirë dhe, pasi mbinë e u rritën, filluan të jepnin fryt: 30, 60 dhe 100-fish.»+ 9 Pastaj shtoi: «Ai që ka veshë, le të dëgjojë.»+
10 Tani, kur mbeti vetëm, ata që ishin rreth tij bashkë me të Dymbëdhjetët, filluan ta pyetnin për ilustrimet.+ 11 Ai u tha: «Juve ju është lejuar të kuptoni sekretin e shenjtë+ të Mbretërisë së Perëndisë, kurse për të tjerët, gjërat që dëgjojnë, mbeten thjesht ilustrime,+ 12 me qëllim që të shohin me sy, por të mos dallojnë, të dëgjojnë me veshë, por të mos e kapin kuptimin, e as nuk do të kthehen kurrë te Perëndia që t’i falë.»+ 13 Veç kësaj u tha: «Nëse nuk e kuptoni këtë ilustrim, si do t’i kuptoni gjithë ilustrimet e tjera?!
14 Mbjellësi mbjell fjalën.+ 15 Disa njerëz janë si farat që ranë përgjatë rrugës; sapo e dëgjojnë fjalën, vjen Satanai+ dhe ua rrëmben atë që u mboll në zemrat e tyre.+ 16 Disa të tjerë janë si farat që ranë në një vend shkëmbor; sapo e dëgjojnë fjalën, e pranojnë me gëzim,+ 17 mirëpo ajo nuk zë rrënjë në zemrat e tyre. Prandaj vazhdojnë për njëfarë kohe, por sapo vijnë shtrëngimet* ose përndjekjet për shkak të fjalës, ata heqin dorë. 18 Disa fara të tjera ranë mes gjembave. Këto janë njerëzit që e dëgjojnë fjalën,+ 19 por ankthet+ e kësaj bote,* fuqia mashtruese e pasurisë+ dhe dëshira+ për çdo gjë tjetër, futen në zemrat e tyre dhe e mbytin fjalën, e ajo nuk jep fryt. 20 Së fundi, farat që ranë në tokë të mirë, janë njerëzit që e dëgjojnë fjalën, e pranojnë dhe japin fryt: 30, 60 dhe 100-fish.»+
21 Pastaj vazhdoi: «Një llambë nuk merret që të vihet nën shinik* a nën shtrat, apo jo? A nuk merret që të vihet në mbajtësen e vet?+ 22 Vërtet, nuk ka asgjë të mbuluar që nuk do të dalë në dritë dhe asgjë të fshehur me kujdes që nuk do të dalë sheshit.+ 23 Ai që ka veshë, le të dëgjojë.»+
24 Më tej u tha: «Kushtojini vëmendje asaj që po dëgjoni,+ sepse me atë masë që jepni, do t’ju jepet, madje edhe më shumë. 25 Atij që ka, do t’i jepet edhe më shumë,+ por atij që nuk ka, do t’i merret edhe ajo që ka.»+
26 Pas kësaj shtoi: «Kështu, Mbretëria e Perëndisë është tamam si një njeri që mbjell farë në tokë. 27 Ai fle natën e çohet ditën, dhe farat mbijnë e rriten—se si, ai nuk e di. 28 Toka vetvetiu jep fryt dalëngadalë: më parë filizin, pastaj kallirin e së fundi kokrrën e pjekur në kalli. 29 Dhe, sapo të korrat janë gati, ai u vë draprin, sepse ka ardhur koha e korrjes.»
30 Më tej vazhdoi : «Me çfarë ta krahasojmë Mbretërinë e Perëndisë apo me çfarë ilustrimi ta shpjegojmë? 31 Ajo është si një kokërr sinapi, që kur mbillet në tokë, është më e vogla e të gjitha farave mbi dhé.+ 32 Por, pasi mbillet, mbin dhe bëhet më e madhe se gjithë bimët* e tjera dhe lëshon degë aq të mëdha, sa zogjtë e qiellit mund të gjejnë strehë nën hijen e saj.»
33 Ai ua shpalli fjalën me shumë ilustrime+ të tilla, aq sa ata mund të kuptonin. 34 Në fakt, pa ilustrime s’u fliste atyre, kurse dishepujve të tij u shpjegonte gjithçka më vete.+
35 Atë ditë, kur kishte rënë mbrëmja, u tha: «Le të kalojmë në bregun tjetër.»+ 36 Kështu, pasi shpërndanë turmën, dishepujt e morën me vete në varkë.* Atje kishte edhe varka të tjera.+ 37 Ndërkohë shpërtheu një stuhi e egër dhe e fortë, dhe dallgët përplaseshin pas varkës, aq sa po e mbulonin krejt.+ 38 Kurse ai ishte në kiç dhe po flinte në jastëk.* Prandaj e zgjuan dhe i thanë: «Mësues, s’do t’ia dish që po marrim fund?!» 39 Atëherë ai u zgjua, qortoi erën dhe i tha detit: «Pusho! Hesht!»+ Era ra dhe u bë qetësi e madhe. 40 Pastaj u tha atyre: «Pse keni kaq frikë?* Akoma s’keni besim?» 41 Por ata i kishte pushtuar një frikë e madhe dhe i thoshin njëri-tjetrit: «Kush është ky, që i binden edhe era, edhe deti?!»+