Zanafilla
46 Kështu Izraeli mori gjithë ç’kishte* dhe u nis. Kur mbërriti në Ber-Shebë,+ i bëri flijime Perëndisë së babait të vet, Isakut.+ 2 Atëherë Perëndia foli me Izraelin në një vegim* natën: «Jakob, Jakob!» Ai iu përgjigj: «Urdhëro, zotëria im!» 3 Ai tha: «Unë jam Perëndia i vërtetë, Perëndia i atit tënd.+ Mos ki frikë të shkosh në Egjipt, sepse atje do të të bëj një komb të madh.+ 4 Unë vetë do të vij bashkë me ty në Egjipt e do të të kthej prapë këtu,+ dhe Jozefi do të t’i mbyllë sytë me dorën e vet.»*+
5 Pas kësaj Jakobi u nis nga Ber-Sheba dhe djemtë e Izraelit e morën babanë bashkë me, fëmijët dhe gratë e tyre në karrocat që kishte dërguar faraoni për të. 6 Morën me vete edhe kopetë dhe zotërimet që kishin grumbulluar në vendin e Kananit; kështu Jakobi dhe gjithë pasardhësit e tij mbërritën në Egjipt. 7 Ai mori me vete në Egjipt djemtë dhe nipërit, vajzat dhe mbesat—gjithë pasardhësit e tij.
8 Këta janë emrat e bijve të Izraelit që erdhën në Egjipt,+ të Jakobit dhe të bijve të tij: i parëlinduri i Jakobit ishte Rubeni.+
9 Bijtë e Rubenit ishin: Hanoku, Palui, Hezroni dhe Karmi.+
10 Bijtë e Simeonit+ ishin: Jemueli, Jamini, Ohadi, Jakini, Zohari dhe Shauli,+ biri i një kananiteje.
11 Bijtë e Levit+ ishin: Gershoni, Kehathi dhe Merari.+
12 Bijtë e Judës+ ishin: Eri, Onani, Shelahu,+ Perezi+ dhe Zerahu.+ Por Eri dhe Onani vdiqën në vendin e Kananit.+
Bijtë e Perezit ishin Hezroni dhe Hamuli.+
13 Bijtë e Isaharit ishin: Tola, Puvahu, Jobi dhe Shimroni.+
14 Bijtë e Zabulonit+ ishin: Seredi, Eloni dhe Jahleli.+
15 Këta janë bijtë e Leas, që ajo i lindi Jakobit në Padan-Aram përveç Dinës, së bijës;+ pasardhësit e tij nga Lea ishin gjithsej 33 veta.
16 Bijtë e Gadit+ ishin: Zifioni, Hagi, Shuni, Ezboni, Eri, Arodi dhe Areli.+
17 Bijtë e Asherit+ ishin: Imnahu, Ishvahu, Ishvi, Beriahu, dhe Sera ishte motra e tyre.
Bijtë e Beriahut ishin Heberi dhe Malkieli.+
18 Këta janë bijtë e Zilpës,+ të cilën Labani ia dha së bijës, Leas; pasardhësit e Jakobit nga Zilpa ishin gjithsej 16 veta.
19 Bijtë e Rakelës, gruas së Jakobit, ishin Jozefi+ dhe Beniamini.+
20 Në vendin e Egjiptit, Asenata,+ bija e Potiferait, priftit të Onit,* i lindi Jozefit Manaseun+ dhe Efraimin.+
21 Bijtë e Beniaminit+ ishin: Belahu, Bekeri, Ashbeli, Gerau,+ Namani, Ehiu, Roshi, Mupimi, Hupimi+ dhe Ardi.+
22 Këta janë pasardhësit e Jakobit nga Rakela: gjithsej 14 veta.
23 Biri* i Danit+ ishte Hushimi.+
24 Bijtë e Neftalit+ ishin: Jahzeli, Guni, Jeseri dhe Shilemi.+
25 Këta ishin bijtë e Belhasë, të cilën Labani ia dha së bijës, Rakelës; pasardhësit e Jakobit nga Belhaja ishin gjithsej shtatë veta.
26 Gjithë pasardhësit e Jakobit që vajtën me të në Egjipt, përveç grave të djemve të Jakobit, ishin gjithsej 66 veta.+ 27 Jozefit i kishin lindur në Egjipt dy djem. Gjithë njerëzit e shtëpisë së Jakobit që shkuan në Egjipt ishin 70 veta.+
28 Jakobi dërgoi përpara Judën,+ që të njoftonte Jozefin se ishte rrugës për në Goshen, e kur mbërritën në vendin e Goshenit,+ 29 Jozefi kërkoi që t’i bënin gati karrocën dhe shkoi për të takuar Izraelin, të atin, në Goshen. Kur e takoi, iu hodh menjëherë në qafë dhe qau gjatë.* 30 Pastaj Izraeli i tha Jozefit: «Tani le të vdes, sepse e kam parë fytyrën tënde dhe e di se je ende gjallë!»
31 Atëherë Jozefi u tha vëllezërve dhe njerëzve të shtëpisë së babait: «Po shkoj që t’i them faraonit:+ ‘Vëllezërit e mi dhe njerëzit e shtëpisë së babait tim, që ishin në vendin e Kananit, kanë ardhur këtu tek unë.+ 32 Ata janë barinj+ e rritës bagëtish+ dhe kanë sjellë këtu kopetë, tufat dhe gjithë ç’kanë.’+ 33 Kur faraoni t’ju thërrasë e t’ju pyesë: ‘Me çfarë merreni?’, 34 përgjigjjuni: ‘Që nga rinia e deri tani, shërbëtorët e tu kanë rritur bagëti, siç kanë bërë paraardhësit tanë.’+ Kështu do t’ju lënë të banoni në vendin e Goshenit,+ sepse barinjtë e dhenve janë të neveritshëm për egjiptianët.»+