Libri i dytë i Mbretërve
8 Eliseu i tha gruas që i kishte kthyer në jetë të birin:+ «Çohu, nisu bashkë me ata të shtëpisë sate dhe bano si e huaj ku të mundesh, sepse Jehovai ka shpallur se në vend do të ketë zi buke+ për shtatë vjet.» 2 Kështu gruaja u çua dhe bëri si i tha njeriu i Perëndisë së vërtetë; u nis bashkë me ata të shtëpisë, e për shtatë vjet banoi në vendin e filistinëve.+
3 Në fund të shtatë vjetëve, gruaja u kthye nga vendi i filistinëve dhe shkoi t’i përgjërohej mbretit për shtëpinë dhe për arën e saj. 4 Mbreti po i thoshte Gehazit, shërbëtorit të njeriut të Perëndisë së vërtetë: «Tregomë, të lutem, tërë gjërat e mëdha që ka bërë Eliseu.»+ 5 Pikërisht kur Gehazi po i tregonte mbretit se si Eliseu e kishte ringjallur fëmijën e vdekur,+ gruaja që i kishte kthyer në jetë të birin, erdhi dhe iu përgjërua mbretit për shtëpinë e për arën e saj.+ Menjëherë Gehazi tha: «O mbret, zotëria im, kjo është gruaja dhe ky është djali që Eliseu ktheu në jetë.» 6 Atëherë mbreti e pyeti gruan, dhe ajo i tregoi ngjarjen. Pastaj mbreti i tha një zyrtari oborri: «Ktheji gjithçka që i takon dhe gjithë prodhimet e arës, që nga dita që la vendin e deri tani.»
7 Eliseu vajti në Damask+ kur Ben-Hadadi,+ mbreti i Sirisë, ishte i sëmurë. Kështu e njoftuan: «Njeriu i Perëndisë së vërtetë+ ka ardhur këtu.» 8 Menjëherë mbreti i tha Hazaelit:+ «Merr me vete një dhuratë dhe shko të takosh njeriun e Perëndisë së vërtetë.+ Nëpërmjet tij pyet Jehovain: ‘A do ta marr veten nga kjo sëmundje?’» 9 Hazaeli shkoi ta takonte dhe mori me vete si dhuratë lloj-lloj gjërash të mira të Damaskut, aq sa mund të mbartin 40 deve. Ai vajti e u paraqit përpara Eliseut dhe tha: «Biri yt, Ben-Hadadi, mbreti i Sirisë, më ka dërguar te ti për të të pyetur: ‘A do ta marr veten nga kjo sëmundje?’» 10 Eliseu iu përgjigj: «Shko e thuaji: ‘Ke për ta marrë veten.’ Megjithatë Jehovai më ka treguar se në të vërtetë ai do të vdesë.»+ 11 Njeriu i Perëndisë së vërtetë ia nguli sytë Hazaelit aq sa e vuri në siklet, e pastaj shpërtheu në lot. 12 Hazaeli e pyeti: «Pse po qan, imzot?» Ai ia ktheu: «Ngaqë e di ç’të keqe do t’i bësh popullit të Izraelit.+ Vendeve të tyre të fortifikuara do t’u vësh zjarrin, burrat e tyre më të mirë* do t’i vrasësh me shpatë, fëmijët e tyre do t’i bësh copë-copë, kurse grave shtatzëna do t’u çash barkun.»+ 13 Hazaeli tha: «Shërbëtori yt s’është veçse një qen, si mund të bëjë diçka të tillë?» Por Eliseu ia ktheu: «Jehovai më ka treguar se ti do të bëhesh mbret i Sirisë.»+
14 Pas kësaj ai iku nga Eliseu dhe u kthye te zotëria i vet që e pyeti: «Ç’të tha Eliseu?» Ai u përgjigj: «Më tha se ke për ta marrë veten.»+ 15 Por të nesërmen, Hazaeli mori një kuvertë, e zhyti në ujë dhe ia ngjeshi* mbi fytyrë derisa mbreti vdiq.+ Në vend të tij u bë mbret Hazaeli.+
16 Në vitin e pestë të mbretërimit të Jehoramit,+ birit të Akabit, mbretit të Izraelit, ndërkohë që Jehozafati ishte mbret i Judës, Jehorami,+ biri i Jehozafatit, mbretit të Judës, u bë mbret. 17 Ai ishte 32 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 8 vjet në Jerusalem. 18 Jehorami eci në gjurmët e mbretërve të Izraelit,+ ashtu si kishin bërë ata të shtëpisë së Akabit+, sepse mori për grua vajzën e Akabit.+ Ai vazhdoi të bënte atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait.+ 19 Por Jehovai nuk deshi ta shkatërronte Judën për hir të Davidit, shërbëtorit të vet,+ sepse i kishte premtuar se do t’i jepte gjithmonë një llambë* atij+ dhe bijve të tij.
20 Në ditët e Jehoramit, Edomi ngriti krye kundër Judës+ dhe pastaj caktoi një mbret të vetin.+ 21 Prandaj Jehorami shkoi në Zair me gjithë karrocat, u ngrit natën dhe mposhti edomitët që rrethonin atë dhe komandantët e karrocave. E trupat ushtarake* ia mbathën në tendat e tyre. 22 Por Edomi e vazhdon rebelimin kundër Judës deri sot e kësaj dite. Në atë kohë ngriti krye edhe Libnahu.+
23 Pjesa tjetër e historisë së Jehoramit, gjithçka bëri, a nuk është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Judës? 24 Në fund Jehorami u preh me paraardhësit e tij dhe e varrosën me ta në Qytetin e Davidit;+ në vend të tij u bë mbret i biri, Ahaziahu.+
25 Ahaziahu, biri i Jehoramit, mbretit të Judës, u bë mbret+ në vitin e 12-të të mbretërimit të Jehoramit, birit të Akabit, mbretit të Izraelit. 26 Ahaziahu ishte 22 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi një vit në Jerusalem. Nëna e tij quhej Atalia+ dhe ishte mbesa* e Omrit,+ mbretit të Izraelit. 27 Ai eci në gjurmët e shtëpisë së Akabit+ dhe bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, ashtu si shtëpia e Akabit, sepse kishte lidhur krushqi me shtëpinë e Akabit.+ 28 Kështu bashkë me Jehoramin, birin e Akabit, vajti në luftë kundër Hazaelit, mbretit të Sirisë, në Ramot-Galad,+ por sirianët e plagosën Jehoramin.+ 29 Prandaj mbreti Jehoram u kthye në Jezrel+ për të marrë veten nga plagët që i kishin shkaktuar sirianët në Ramah,* kur luftoi kundër Hazaelit, mbretit të Sirisë.+ Mbreti i Judës, Ahaziahu, biri i Jehoramit, zbriti në Jezrel për të parë Jehoramin, birin e Akabit, sepse ky ishte plagosur.*