Numrat
9 Muajin e parë+ të vitit të dytë pasi kishin dalë nga Egjipti, Jehovai i tha Moisiut në shkretëtirën e Sinait: 2 «Izraelitët duhet ta përgatitin flijimin e Festës së Kalimit*+ në kohën e caktuar,+ 3 ditën e 14-të të këtij muaji, në të ngrysur;* duhet ta përgatitni në kohën e caktuar sipas tërë normave dhe rregullave të vendosura.»+
4 Kështu Moisiu u tha izraelitëve të përgatitnin flijimin e Festës së Kalimit. 5 Atëherë ata e përgatitën ditën e 14-të të muajit të parë, në të ngrysur,* në shkretëtirën e Sinait. Izraelitët bënë gjithçka që Jehovai i kishte urdhëruar Moisiut.
6 Tani, disa burra ishin të papastër ngaqë kishin prekur një të vdekur,+ kështu që nuk mund ta përgatitnin flijimin e Festës së Kalimit atë ditë. Prandaj u paraqitën po atë ditë para Moisiut dhe Aronit+ 7 dhe i thanë Moisiut: «Ne jemi të papastër ngaqë kemi prekur një të vdekur. Pse duhet të na pengojë kjo që t’i paraqitim blatimin Jehovait në kohën e caktuar bashkë me izraelitët e tjerë?»+ 8 Moisiu iu përgjigj: «Prisni këtu, që të dëgjoj ç’do të më urdhërojë Jehovai për ju.»+
9 Atëherë Jehovai i tha Moisiut: 10 «Thuaju izraelitëve: ‘Edhe nëse ndonjëri prej jush ose prej brezave tuaj të ardhshëm është i papastër ngaqë ka prekur një të vdekur,+ ose nuk ndodhet këtu ngaqë është nisur për udhë të largët, prapëseprapë duhet ta përgatitë flijimin e Festës së Kalimit për Jehovain. 11 Ata duhet ta përgatitin ditën e 14-të të muajit të dytë,+ në të ngrysur,* dhe ta hanë me bukë pa maja e me barishte të hidhura.+ 12 Nuk duhet të lënë asgjë deri në mëngjes+ dhe nuk duhet t’i thyejnë flisë asnjë kockë:+ duhet ta përgatitin sipas tërë normave për Festën e Kalimit. 13 Por nëse dikush është i pastër ose nuk është duke udhëtuar, dhe e lë pas dore përgatitjen e flijimit të Festës së Kalimit, ai duhet shfarosur nga gjiri i popullit,+ sepse nuk e paraqiti blatimin e Jehovait në kohën e caktuar. Ai njeri do të përgjigjet për mëkatin e vet.
14 Nëse mes jush banon një i ardhur, edhe ai do ta përgatitë flijimin e Festës së Kalimit për Jehovain;+ ai duhet të veprojë sipas normës për Festën e Kalimit dhe rregullave të vendosura.+ Për ju duhet të ketë një ligj të vetëm, si për të ardhurin, edhe për vendësin.’»+
15 Tani, ditën kur u montua tabernakulli,+ pra tenda e Dëshmisë, atë e mbuloi reja, kurse nga mbrëmja deri në mëngjes, reja mbi të dukej si zjarr.+ 16 Kështu ndodhte gjithmonë: ditën e mbulonte reja, kurse natën reja dukej si zjarr.+ 17 Kur reja ngrihej mbi tendë, izraelitët niseshin menjëherë,+ dhe aty ku qëndronte reja, aty ndaleshin izraelitët për të ngritur kampin.+ 18 Izraelitët niseshin me urdhër të Jehovait dhe po me urdhër të Jehovait ndaleshin për të ngritur kampin;+ ata qëndronin të fushuar për aq ditë sa reja qëndronte mbi tabernakull. 19 Kur reja rrinte mbi tabernakull për shumë ditë, izraelitët i bindeshin Jehovait dhe nuk niseshin.+ 20 Ndonjëherë reja qëndronte mbi tabernakull për pak ditë. Me urdhër të Jehovait qëndronin të fushuar dhe po me urdhër të Jehovait niseshin. 21 Nganjëherë reja qëndronte vetëm nga mbrëmja deri në mëngjes dhe në mëngjes, kur reja ngrihej, ata niseshin; qoftë ditën, qoftë natën, ata niseshin kur ngrihej reja.+ 22 Për aq kohë sa reja rrinte mbi tabernakull, për dy ditë, një muaj a më shumë, izraelitët qëndronin të fushuar e nuk niseshin. Por, kur ajo ngrihej, ata niseshin. 23 Me urdhër të Jehovait e ngrinin kampin dhe po me urdhër të Jehovait niseshin. Ata e përmbushën detyrimin që kishin para Jehovait, siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun.