Numrat
33 Këto ishin etapat e udhëtimit që bënë izraelitët kur dolën nga Egjipti+ sipas njësive të tyre*+ nën drejtimin e Moisiut dhe të Aronit.+ 2 Me urdhër të Jehovait, Moisiu i mbajti shënim vendet e nisjes. Kjo është udha që bënë nga njëri vend në tjetrin:+ 3 ata u nisën nga Ramsesi+ ditën e 15-të të muajit të parë.+ Të nesërmen, fill pas Festës së Kalimit,*+ izraelitët u larguan nga vendi pa iu dridhur qerpiku* para syve të tërë egjiptianëve. 4 Ndërkohë egjiptianët po varrosnin të gjithë të parëlindurit që kishte goditur Jehovai,+ pasi Jehovai i kishte gjykuar e i kishte ndëshkuar perënditë e tyre.+
5 Kështu izraelitët u nisën nga Ramsesi dhe e ngritën kampin në Sukot.+ 6 Pastaj u nisën nga Sukoti dhe e ngritën kampin në Etam,+ buzë shkretëtirës. 7 Më pas u nisën nga Etami dhe u kthyen drejt Pihahirotit, përballë Baal-Zefonit,+ dhe e ngritën kampin para Migdolit.+ 8 Pas kësaj u nisën nga Pihahiroti, kaluan përmes detit+ dhe dolën në shkretëtirë.+ Bënë tri ditë udhë në shkretëtirën e Etamit+ dhe e ngritën kampin në Marë.+
9 Pastaj u nisën nga Mara dhe mbërritën në Elim. Në Elim gjendeshin 12 burime uji dhe 70 palma; e kështu e ngritën kampin atje.+ 10 Më pas u nisën nga Elimi dhe e ngritën kampin pranë Detit të Kuq. 11 Pas kësaj u nisën nga Deti i Kuq dhe e ngritën kampin në shkretëtirën e Sinit.+ 12 Pastaj u nisën nga shkretëtira e Sinit dhe e ngritën kampin në Dofkah. 13 Më vonë u nisën nga Dofkahu dhe e ngritën kampin në Alush. 14 Më pas u nisën nga Alushi dhe e ngritën kampin në Refidim.+ Atje populli nuk kishte ujë për të pirë. 15 Pas kësaj u nisën nga Refidimi dhe e ngritën kampin në shkretëtirën e Sinait.+
16 U nisën pastaj nga shkretëtira e Sinait dhe e ngritën kampin në Kibrot-Hatavah.+ 17 U nisën nga Kibrot-Hatavahu dhe e ngritën kampin në Hazerot.+ 18 Pas kësaj u nisën nga Hazeroti dhe e ngritën kampin në Ritmah. 19 Më pas u nisën nga Ritmahu dhe e ngritën kampin në Rimon-Perez. 20 Pastaj u nisën nga Rimon-Perezi dhe e ngritën kampin në Libnah. 21 Më vonë u nisën nga Libnahu dhe e ngritën kampin në Risah. 22 Më pas u nisën nga Risahu dhe e ngritën kampin në Kehelatah. 23 Pastaj u nisën nga Kehelatahu dhe e ngritën kampin në malin e Sheferit.
24 Pas kësaj u nisën nga mali i Sheferit dhe e ngritën kampin në Haradah. 25 Pastaj u nisën nga Haradahu dhe e ngritën kampin në Makeloth. 26 Më pas u nisën+ nga Makelothi dhe e ngritën kampin në Tahath. 27 Pas kësaj u nisën nga Tahathi dhe e ngritën kampin në Terah. 28 Pastaj u nisën nga Terahu dhe e ngritën kampin në Mitkah. 29 Më vonë u nisën nga Mitkahu dhe e ngritën kampin në Hashmonah. 30 Më pas u nisën nga Hashmonahu dhe e ngritën kampin në Moserot. 31 Pastaj u nisën nga Moseroti dhe e ngritën kampin në Bene-Jakan.+ 32 Pas kësaj u nisën nga Bene-Jakani dhe e ngritën kampin në Hor-Hagidgad. 33 Më pas u nisën nga Hor-Hagidgadi dhe e ngritën kampin në Jotbatah.+ 34 Më vonë u nisën nga Jotbatahu dhe e ngritën kampin në Abronah. 35 Pastaj u nisën nga Abronahu dhe e ngritën kampin në Ezion-Geber.+ 36 Pas kësaj u nisën nga Ezion-Geberi dhe e ngritën kampin në shkretëtirën e Zinit,+ domethënë në Kadesh.
37 Më vonë u nisën nga Kadeshi dhe e ngritën kampin në malin e Horit,+ në kufi me Edomin. 38 Prifti Aron u ngjit me urdhër të Jehovait në malin e Horit dhe vdiq atje ditën e parë të muajit të pestë në vitin e 40-të të daljes së izraelitëve nga Egjipti.+ 39 Aroni ishte 123 vjeç kur vdiq në malin e Horit.
40 Ndërkohë, mbreti i Aradit,+ kananiti që banonte në Negeb në vendin e Kananit, mori vesh për ardhjen e izraelitëve.
41 Pas ca kohësh u nisën nga mali i Horit+ dhe e ngritën kampin në Zalmonah. 42 Pas kësaj u nisën nga Zalmonahu dhe e ngritën kampin në Punon. 43 Më pas u nisën nga Punoni dhe e ngritën kampin në Obot.+ 44 Pastaj u nisën nga Oboti dhe e ngritën kampin në Ije-Abarim, në kufi të Moabit.+ 45 Më vonë u nisën nga Ijimi dhe e ngritën kampin në Dibon-Gad.+ 46 Pas kësaj u nisën nga Dibon-Gadi dhe e ngritën kampin në Almon-Diblataim. 47 Pastaj u nisën nga Almon-Diblataimi dhe e ngritën kampin në malet e Abarimit,+ përballë Nebos.+ 48 Së fundi u nisën nga malet e Abarimit dhe e ngritën kampin në rrafshinat e shkreta të Moabit, afër Jordanit, pranë Jerikosë.+ 49 Ata e ngritën kampin përgjatë Jordanit, nga Beth-Jeshimoti deri në Abel-Shitim,+ në rrafshinat e shkreta të Moabit.
50 Jehovai i tha Moisiut në rrafshinat e shkreta të Moabit, afër Jordanit, pranë Jerikosë: 51 «Thuaju izraelitëve: ‘Ju po kaloni Jordanin për të hyrë në vendin e Kananit.+ 52 Atje duhet të dëboni të gjithë banorët e vendit e të shkatërroni të gjitha skulpturat prej guri,+ të gjitha statujat prej metali*+ e të rrafshoni të gjitha vendet e tyre të larta.*+ 53 Do ta shtini në dorë vendin e do të banoni në të, sepse me siguri do t’jua jap juve si pronë.+ 54 Ndajeni vendin me short,+ sipas familjeve tuaja. Grupeve më të mëdha jepuni më shumë trashëgimi, dhe grupeve më të vogla jepuni më pak.+ Secili do të marrë trashëgimi ku t’i bjerë shorti. Pronën do ta merrni si trashëgimi sipas fiseve të etërve tuaj.+
55 Por nëse nuk i dëboni banorët e vendit, ata që do të lini të banojnë mes jush,+ do t’ju bëhen halë në sy e gjemba në ijë dhe do t’ju bien në qafë në vendin ku do të banoni.+ 56 Atë që kisha ndër mend t’ua bëja atyre, do t’jua bëj juve.’»+