Psalmi
Këngë e Davidit.
108 Zemra ime është e palëkundur, o Perëndi!
Për ty do të këndoj e do të luaj melodi me tërë qenien time.*+
2 Zgjohu, o instrument me tela! Zgjohu edhe ti, o harpë!+
Se me këngën time agimin do të zgjoj.
4 Se dashuria jote besnike është aq e madhe sa arrin deri në qiej,+
besnikëria jote deri në kupën qiellore.
5 Qofsh i lartësuar mbi qiejt, o Perëndi!
Rrezatoftë lavdia jote në mbarë tokën!+
«Do të ngazëlloj e Sikemin+ do ta kaloj si trashëgimi;
8 Galadi+ është imi, sikurse Manaseu;
Efraimin e kam si helmetë* për kokën,+
Judën, si shkop komandanti.+
9 Moabi është legeni ku laj këmbët,+
në Edom do të hedh sandalen time,+
e për disfatën e Filistisë do të brohoras triumfues.»+
10 Kush do të më çojë drejt fitores kundër qytetit të fortifikuar?
Kush do të më prijë kundër Edomit?+
11 A nuk je ti, o Perëndi, që na ke hedhur poshtë?!
Ti, o Perëndia ynë, që nuk marshon më me ushtritë tona?!+