Psalmi
LIBRI I PESTË
(Psalmet 107–150)
2 Le ta thonë këtë të shpenguarit* e Jehovait,
ata që nga dora* e kundërshtarit i ka shpenguar,+
3 ata që i ka mbledhur nga vende të ndryshme,+
nga lindja e nga perëndimi, nga veriu e nga jugu.+
4 Ata endeshin nëpër shkretëtirë, në vende të shkreta,
pa gjetur ndonjë qytet ku të banonin.
5 Ishin të uritur e të etur
dhe shpirti po u shuhej nga rraskapitja.
8 E falënderofshin Jehovain+ për dashurinë e tij besnike!
Sa gjëra të mrekullueshme ka bërë për bijtë e njerëzve!+
10 Të burgosurit e munduar e të mbërthyer në zinxhirë
dergjeshin në terrin e thellë,
11 sepse ishin rebeluar kundër fjalëve të Perëndisë;
s’treguan pikë respekti për këshillën e Më të Lartit.+
13 Në ditë të keqe Jehovait iu lutën,
e nga hallet ai i shpëtoi.
15 E falënderofshin Jehovain për dashurinë e tij besnike!+
Sa gjëra të mrekullueshme ka bërë për bijtë e njerëzve!
16 Ua theu dyert prej bakri
e shulat prej hekuri ua këputi.+
19 Në ditë të keqe Jehovait i luteshin,
e nga hallet ai i shpëtonte.
21 E falënderofshin Jehovain për dashurinë e tij besnike!
Sa gjëra të mrekullueshme ka bërë për bijtë e njerëzve!
23 Ata që përshkojnë detet me anije,
që nëpër ujëra të paana bëjnë tregti,+
24 i kanë parë veprat e Jehovait,
veprat e tij të mrekullueshme në thellësi të detit;+
që i ngre lart dallgët.
26 Ato i vërvitin marinarët deri në qiell
dhe i plandosin në fund të detit,
e atyre s’u mbetet fije guximi nga e keqja që i pret.
30 Ata i gëzohen heshtjes së dallgëve,
dhe ai i drejton për në limanin e dëshiruar.
31 E falënderofshin Jehovain për dashurinë e tij besnike!
Sa gjëra të mrekullueshme ka bërë për bijtë e njerëzve!+
32 Lartësuar qoftë ai mes popullit të mbledhur!*+
Lëvduar qoftë mes këshillit të pleqve!*
33 Ai i kthen lumenjtë në shkretëtirë,
burimet e ujit në tokë të zhuritur,+
34 vendin pjellor në tokë të kripur+
për faj të ligësisë së banorëve.
35 E shndërron shkretëtirën në pellg plot kallamishte
dhe vendin e thatë në burime uji,+
36 e atje vendos të uriturin,+
që të themelojë një qytet ku të banojë,+
37 e të mbjellë ara e vreshta+
që japin fryt me bollëk.+
39 Por pastaj shtypja, vuajtja e hidhërimi
sërish e poshtërojnë dhe e bëjnë të paktë.