Jeremia
6 O bij të Beniaminit, gjeni strehë larg Jerusalemit!
ngrini një sinjal me zjarr në Beth-Hakerem,
sepse nga veriu po vjen një e keqe, po, një shkatërrim i madh.+
2 Bija e Sionit i ngjan një gruaje të bukur e delikate.+
Secili do ta kullotë kopenë nën kujdesin e vet.+
4 «Përgatitni* një luftë kundër saj.
Çohuni e ta sulmojmë në mesditë!»
«Ah, sa keq, sepse dita po mbaron
e muzgu i mbrëmjes po zgjat!»
6 Në fakt kështu thotë Jehovai i ushtrive:
«Pritni dru dhe ngrini një ledh rrethues kundër Jerusalemit,+
sepse këtij qyteti i duhet kërkuar llogari;
në mesin e tij ka veçse shtypje.+
Në të dëgjohet dhuna e shkatërrimi;+
sëmundja dhe plaga janë vazhdimisht përpara meje.
8 Prano paralajmërimin, o Jerusalem, përndryshe do të t’i kthej krahët i neveritur;+
do të të katandis në një shkreti, në një vend të pabanuar.»+
9 Kështu thotë Jehovai i ushtrive:
«Ata do ta mbledhin krejt mbetjen e Izraelit siç mblidhet rrushi i fundit i hardhisë;
kaloje përsëri dorën si vjelësi që mbledh rrush nga hardhitë.»
10 «Cilëve t’u flas e cilët të paralajmëroj?
Kush do të dëgjojë?
Ja, i kanë mbyllur veshët,* që të mos kushtojnë vëmendje.+
Ja, fjala e Jehovait është bërë diçka për t’u përbuzur;+
nuk gjejnë kënaqësi në të.
«Zbraze zemërimin mbi fëmijët në rrugë,+
mbi grupet e të rinjve së bashku.
Të gjithë ata do të merren robër, burri bashkë me të shoqen,
12 Shtëpitë e tyre do t’u jepen të tjerëve, bashkë me arat dhe gratë,+
sepse unë do ta ngre dorën kundër banorëve të vendit,—thotë Jehovai.
13 Secili nxjerr fitime të pandershme,+ nga më i vogli deri te më i madhi;
secili e zhvat tjetrin,+ nga profeti deri te prifti.
14 Ata përpiqen ta shërojnë shkel e shko* shembjen* e popullit tim, duke thënë:
‘Ka paqe! Ka paqe!’,
kur paqe s’ka.+
15 A u vjen turp për gjërat e neveritshme që kanë bërë?
Nuk u vjen aspak turp!
Ata as nuk e dinë çfarë është turpi!+
Prandaj do të bien mes të rënëve;
kur unë t’i ndëshkoj, do t’u merren këmbët»,—thotë Jehovai.
16 Kështu thotë Jehovai:
«Rrini në kryqëzim dhe shihni.
Por ju u përgjigjët: «S’do të ecim në të.»+
17 «Unë caktova roja+ që thoshin:
‘Kushtojini vëmendje tingullit të bririt!’»+
Por ju thatë: «S’do të kushtojmë vëmendje.»+
18 «Prandaj dëgjoni, o kombe!
Dëgjo mirë, o asamble,
se ç’do t’u ndodhë atyre!
19 Dëgjo, o tokë!
Ja, unë po sjell një të keqe mbi këtë popull,+
si fryt të intrigave të tyre,
sepse nuk u kushtuan vëmendje fjalëve të mia
dhe e hodhën poshtë ligjin* tim.
Blatimet e plota të djegura nuk janë të pranueshme
dhe flijimet tuaja nuk më sjellin kënaqësi.»+
21 Prandaj, kështu thotë Jehovai:
«Ja, unë do të vë për këtë popull gurë pengese,
dhe ata do të pengohen,
etër e bij bashkë,
fqinji e shoku i tij,
të gjithë do të marrin fund.»+
22 Kështu thotë Jehovai:
«Ja, një popull po vjen nga vendi i veriut
dhe një komb i madh do të zgjohet nga viset më të largëta të tokës.+
23 Ata do të rrokin harkun dhe shtizën.
Janë mizorë dhe nuk kanë aspak mëshirë.
Zëri i tyre do të gjëmojë si deti,
dhe ata do të kalërojnë kuajt.+
Rreshtohen për betejë si një luftëtar kundër teje, o bijë e Sionit.»
24 E dëgjuam lajmin për të.
Tmerr ka rreth e qark!
Mbaj zi si për një bir të vetëm, vajto me hidhërim,+
sepse shkatërruesi do të vijë befas drejt nesh.+
27 «Ty* të kam bërë provues metali në mes të popullit tim,
dikë që bën kërkim të hollësishëm;
ti duhet ta shqyrtosh dhe ta hetosh sjelljen e tyre.
Janë si bakri e hekuri;
të gjithë janë të korruptuar.