Libri i parë i Kronikave
26 Ndarjet e derëtarëve+ ishin: nga korahitët, Meshelemiahu,+ bir i Koreut, nga bijtë e Asafit. 2 Bijtë e Meshelemiahut ishin: Zakaria i parëlinduri, Jediaeli i dyti, Zebadiahu i treti, Jatnieli i katërti, 3 Elami i pesti, Jehohanani i gjashti, Eliho-Enai i shtati. 4 Bijtë e Obed-Edomit ishin: Shemajahu i parëlinduri, Jehozabadi i dyti, Joahu i treti, Sahari i katërti, Netaneli i pesti, 5 Amieli i gjashti, Isahari i shtati dhe Peuletai i teti; sepse Perëndia e kishte bekuar.
6 Shemajahut, birit të tij, i lindën bij që ishin krerë të shtëpisë të tyre atërore, sepse ishin burra të zotë e të fuqishëm. 7 Bijtë e Shemajahut ishin: Othni, Rafaeli, Obedi dhe Elzabadi; edhe vëllezërit e tij, Elihu e Semakia, ishin burra të zotë. 8 Të gjithë këta ishin bijtë e Obed-Edomit; bashkë me bijtë e vëllezërit e tyre, ata ishin burra të zotë e të kualifikuar për të kryer shërbimin, 62 veta që i përkitnin Obed-Edomit. 9 Meshelemiahu+ pati djem dhe vëllezër, 18 burra të zotë. 10 Edhe Hosahu, nga bijtë e Merarit, pati djem. Shimri ishte kreu. Ai nuk ishte i parëlinduri, por i ati e caktoi si krye. 11 Hilkiahu ishte i dyti, Tebalia i treti, Zakaria i katërti. Të gjithë bijtë dhe vëllezërit e Hosahut ishin 13 veta.
12 Në këto ndarje të derëtarëve, krerët kishin të njëjtat detyra si vëllezërit e tyre: të shërbenin në shtëpinë e Jehovait. 13 Kështu shorti u hodh+ sipas shtëpive të tyre atërore, njëlloj si për të voglin, edhe për të madhin, që të përcaktonin se kush do të qëndronte në secilën portë. 14 Atëherë shorti për në lindje i ra Shelemiahut. Kur u hodh shorti për Zakarinë, birin e tij, që ishte një këshilltar i matur, atij i ra pjesa veriore. 15 Obed-Edomit i ra në jug, kurse bijve të tij+ te depot. 16 Shupimit dhe Hosahut+ u ra shorti në perëndim, pranë Portës së Shaleketit, buzë rrugës që ngjitet. Çdo grup rojash qëndronte krah për krah me grupin tjetër. 17 Në lindje ishin gjashtë levitë, në veri dhe në jug katër levitë çdo ditë. Te depot+ qëndronin dy grupe me nga dy roja pranë njëri-tjetrit. 18 Për portikun* në perëndim ishin katër levitë në rrugën kryesore+ dhe dy në portik. 19 Këto ishin ndarjet e derëtarëve nga bijtë e korahitëve dhe nga bijtë e meraritëve.
20 Nga levitët, Akijahu ishte përgjegjës për thesarin e shtëpisë së Perëndisë së vërtetë dhe për thesarin e gjërave të shenjtëruara.*+ 21 Nga bijtë e Ladanit: bijtë e gershonitëve që i përkitnin Ladanit, pra krerët e shtëpive atërore që i përkitnin gershonitit Ladan, përgjegjës ishte Jehieli.+ 22 Bijtë e Jehielit, Zetami dhe vëllai i tij Joel, ishin përgjegjës për thesarin e shtëpisë së Jehovait.+ 23 Nga amramitët, nga izaritët, nga hebronitët, nga uzielitët,+ 24 kreu përgjegjës për depot ishte Shebueli, biri i Gershomit, biri i Moisiut. 25 Nga vëllezërit e tij, nga Eliezeri,+ ishin biri i tij Rehabjahu,+ biri i tij Jeshajahu, biri i tij Jorami, biri i tij Zikri dhe biri i tij Shelomoti. 26 Shelomoti dhe vëllezërit e tij ishin përgjegjës për gjithë thesarin e gjërave të shenjtëruara, që kishin shenjtëruar+ mbreti David,+ krerët e shtëpive atërore,+ krerët e mijësheve e të qindësheve dhe krerët e ushtrisë. 27 Ata kishin shenjtëruar një pjesë të plaçkës që kishin zënë nga luftërat+ për të mirëmbajtur shtëpinë e Jehovait, 28 si edhe gjithçka që kishin shenjtëruar parashikuesi Samuel,+ Sauli, biri i Kishit, Abneri,+ biri i Nerit dhe Joabi,+ biri i Zerujasë.+ Çdo gjë e shenjtëruar nga cilido, u vu nën kujdesin e Shelomitit* dhe të vëllezërve të tij.
29 Nga izaritët,+ Kenaniahu dhe bijtë e tij ishin caktuar për detyrat administrative të jashtme si zyrtarë e gjykatës+ për Izraelin.
30 Nga hebronitët,+ Hashabiahu dhe vëllezërit e tij, 1.700 burra të zotë, ishin përgjegjës për administrimin e Izraelit në rajonin në perëndim të Jordanit, për tërë punën e Jehovait dhe për shërbimin e mbretit. 31 Nga hebronitët, Jerijahu+ ishte kreu i tyre sipas prejardhjes së shtëpive të tyre atërore. Në vitin e 40-të të mbretërimit të Davidit,+ u kërkuan dhe u gjetën ndër ta burra të fuqishëm e të zotë në Jazer,+ në Galad. 32 Vëllezërit e tij ishin 2.700 burra të zotë, krerë të shtëpive atërore. Kështu, mbreti David i caktoi ata në krye të rubenitëve, gaditëve dhe gjysmës së fisit të manasitëve, që të merreshin me çdo çështje të Perëndisë së vërtetë dhe me çdo çështje të mbretit.