Amosi
7 Ja ç’më bëri të shoh Zotëria Sovran Jehova: ai formoi një mori karkalecash kur të mbjellat e dimrit* po fillonin të rriteshin. Ishte mbjellja që bëhej pas kositjes së barit për mbretin. 2 Kur e kishin përpirë të gjithë barin e vendit, unë thashë: «O Zotëri Sovran Jehova, të lutem, na fal!+ E si mund të mbijetojë* Jakobi?! Se ai është i dobët.»+
3 Prandaj Jehovai e mendoi edhe një herë* këtë.+ «Kjo s’do të ndodhë»,—tha Jehovai.
4 Ja ç’më bëri të shoh Zotëria Sovran Jehova: Zotëria Sovran Jehova shpalli një ndëshkim me anë të zjarrit. Ai përpiu ujërat e thella e të paana bashkë me një pjesë toke. 5 Pastaj unë thashë: «O Zotëri Sovran Jehova, të lutem, prit!+ E si mund të mbijetojë* Jakobi?! Se ai është i dobët.»+
6 Prandaj Jehovai e mendoi edhe një herë* këtë.+ «As kjo s’do të ndodhë»,—tha Zotëria Sovran Jehova.
7 Pastaj ja ç’më bëri të shoh: Jehovai kishte zënë vend mbi një mur të ndërtuar me plumbçe dhe ai vetë kishte një plumbçe në dorë. 8 Atëherë Jehovai më tha: «Çfarë shikon, Amos?» «Një plumbçe»,—iu përgjigja. Atëherë Jehovai më tha: «Ja, unë po vë plumbçen mes popullit tim, Izraelit, dhe nuk do t’i fal më.+ 9 Vendet e larta* të Isakut+ do të shkretohen dhe shenjtëroret e Izraelit do të rrënohen.+ Unë do të ngrihem me shpatë kundër shtëpisë së Jeroboamit.»+
10 Atëherë Amaziahu, prifti i Bethelit,+ i dërgoi fjalë Jeroboamit,+ mbretit të Izraelit: «Amosi po komploton kundër teje në mes të shtëpisë së Izraelit.+ Vendi nuk mund t’i durojë më tërë fjalët e tij,+ 11 pasi ja çfarë thotë ai: ‘Jeroboami do të vdesë nga shpata dhe me siguri Izraeli do të shkojë në mërgim larg vendit të tij.’»+
12 Pastaj Amaziahu i tha Amosit: «O vegimtar,* ik e mbathja në vendin e Judës! Atje nxirr bukën e gojës* e profetizo,+ 13 por mos profetizo më në Bethel,+ sepse është shenjtërorja e mbretit+ dhe selia mbretërore.»
14 Atëherë Amosi iu përgjigj Amaziahut: «Unë nuk isha as profet dhe as bir profeti, por bari+ dhe kultivues* i fiqve të Egjiptit. 15 Por Jehovai më thirri teksa ruaja kopenë. Dhe Jehovai më tha: ‘Shko e profetizoji popullit tim, Izraelit.’+ 16 Tani dëgjo se çfarë thotë Jehovai: “Ti thua: ‘Mos profetizo kundër Izraelit+ dhe mos prediko+ kundër shtëpisë së Isakut.’ 17 Prandaj kështu thotë Jehovai: ‘Gruaja jote do të bëhet prostitutë në qytet. Djemtë e vajzat e tua do të bien të vdekur nga shpata. Vendi yt do të ndahet me litarin e matjes. Kurse ti do të vdesësh në tokë të papastër dhe Izraeli do të çohet me siguri në mërgim larg vendit të tij.’”»+